Panorama Sport (Albania)

Harizaj: Apolonia përsërit historinë kundër Lushnjës

“Të përqendrua­r te play off-i, mundësi e dytë për Superioren”

- HILMI SALIU

Portieri pohon se fitorja me Kastriotin i ka ngrohur fierakët

Apolonia bindi në startin e fazës së tretë, ku mori një fitore të pastër në Fier, 2- 0, kundër Kastriotit. Ritmi kërkohet të mbahet edhe të shtunën në transfertë­n e Lushnjës. Apolonia është sigurisht pjesë e gjashtëshe­s së parë. Portieri Romeo Harizaj tregon për “Panorama Sport” objektivat sezonal të fierakëve. Ai flet edhe për ndeshjen e radhës kundër Lushnjës, që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Roza Haxhiu”, në orën 14:00.

Romeo, sa e rëndësishm­e ishte fitorja kundër Kastriotit?

Ka qenë një fitore e rëndësishm­e dhe mbi të gjitha e vështirë përballë një kundërshta­ri që kemi pasur probleme në dy sfidat e para. Ky sukses merr vlerë të dyfishtë në pikën ku ndodhet kampionati. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë dhe më pas administru­am avantazhin dhe u bëmë sulmeve të kundërshta­rit. Mund të them me bindje se nuk kemi rrezikuar që të pësojmë gol, pasi kemi qenë të gjithë të përqendrua­r duke interpretu­ar me saktësi të gjitha ato që i

kishim punuar gjatë seancave stërvitore për të bllokuar kundërshta­rin. Jemi shumë të kënaqur dhe duam të vijojmë me të tilla paraqitje pozitive.

Mendoni se kjo fitore tregoi se Apolonia nuk duhet nënvlerësu­ar?

Nuk mendoj se dikush na ka nënvlerësu­ar, pasi është në

dëm të tyre. Apolonia bëri thjesht dhe vetëm detyrën e shtëpisë, duke e vlerësuar maksimalis­ht dhe analizuar më së miri Kastriotin. Të njëjtën gjë kemi bërë dhe do të bëjmë në çdo ndeshje tjetër. Askush nuk do ta ketë të lehtë përballë nesh, sepse duam të kemi vazhdimësi rezultates­h.

Luani nesër kundër Lushnjës në transfertë. Sa e vështirë do të jetë dhe çfarë prisni nga kjo ndeshje derbi?

Çdo javë është shumë e vështirë në kampionat. E tillë ishte përballë Kastriotit dhe do të jetë po kaq e vështirë me Lushnjën, e më pas me Korabin, apo me çdo skuadër tjetër që do të luajmë në vijim. Ky kampionat është shumë i fortë dhe do të jetë i tillë deri në javën e fundit. Megjithatë, kjo ndeshje merr edhe një tjetër rëndësi, pasi është derbi. Dihet emocioni dhe rivaliteti i një derbi, ku pak rëndësi ka pozicionim­i i skuadrave. Synimi ynë është të dalim triumfues dhe do të shkojmë atje për të treguar më të mirën tonë dhe me besim të plotë se historia do të përsëritet.

Jeni pjesë e gjashtëshe­s së parë. A është “play off”-i një objektiv konkret për Apoloninë?

Objektiv konkret po e po, por edhe një mundësi e dytë shumë e mirë për t’u ngjitur në elitë, ndonëse do të jetë disi më e vështirë. Jemi të përqendrua­r vetëm te “play off”-i, duke bërë maksimumin në çdo përballje që kemi. Të bëjmë shumë mirë llogaritë tona dhe të shohim gjithmonë ndeshje pas ndeshje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania