Panorama Sport (Albania)

Ançeloti, “revolucion” në skuadër Në takimin e së dielës ndaj Selta Vigos priten së paku katër ndryshime në formacion

-

Paraqitja e shëmtuar në Champions kundër Lajpcigut imponon lëvizje në ekip

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Reali ka siguruar kualifikim­in për në çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve të mërkurën në mbrëmje. Por përballë Lajpcigut kualifikim­i nuk ka qenë i lehtë. Gjermanët e kanë vënë në vështirësi serioze skuadrën e Ançelotit. Trajneri italian nga ana tjetër e ka pranuar se ka gabuar me formacioni­n. Jo më kot pas ndeshjes ai deklaronte: “nëse do të ishte mundësia do të ndryshoja të gjithë lojtarët, duke përfshirë dhe veten time”. Dhe nga gabimet mësohet, ose të paktën kështu thuhet. Ndaj kur Reali të presë Selta Vigon të dielën në “Bernabeu” pritet një “revolucion” në formacioni­n titullar. Sipas gazetave “Marca” dhe “AS” pritet të ketë katër ndryshime në formacioni­n e Realit. Me shumë gjasa, Lukas Vaskez, Luka Modriç, Rodrigo dhe Brahim Diaz do ta nisin si titullarë. Me këto lëvizje Ançeloti kërkon të motivojë ekipin dhe të injektojë më shumë energji. në këtë mënyrë Karvahal dhe Kros do të bëjnë rotacion, teksa lojtari tjetër që do ta nisë nga stoli është Kamavinga. Mungesë e sigurt për këtë sfidë është dhe Xhud Bellingam i pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq në Valencia.

REAGIMI I DOMOSDOSHË­M Natyrisht që me lëvizjet e planifikua­ra Ançeloti kërkon diçka. E para është energjia, lojtarët më pak të lodhur mund të japin më shumë forcë në ekip. Dy barazimet e fundit të Realit në La Liga ndaj Valencias dhe Lajpcigut në Champions kanë treguar shenja lodhjeje e ngarkese. Ndaj trajneri mendon se në skuadër mungon diçka dhe ata më pak të angazhuari­t kanë shansin të thonë fjalën e tyre tani. Lukas Vaskez ka treguar gjithnjë se di ta mbulojë mjaft mirë Karvahalin. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Modriç për Toni Krosin, por me kroatin që vështirë se mund t’i mbajë 90 minutat. Gjithsesi në dy aktivizime­t e fundit ndaj Seviljes e Valencias tregoi se ka ende “benzinë në serbator”. E njëjtë gjë mund të thuhet dhe për Brahim

Diaz, i cili ka qëndruar për pak kohë pushim dhe tashmë është gati. Në mungesë të Bellingami­t ai ka qenë gjithnjë zgjedhje e parë. Historia përsëritet me Ançelotin që synon të qetësojë sadopak nervat e “Bernabeut” veçanërish­t pas Lajpcigut.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania