Panorama Sport (Albania)

Politika e skarcimeve, Reali di si t’i “heqë qafe” lojtarët

-

Analiza e Henri

Tierr Henri, ish-ylli i Arsenalit, Barcelonës e Juventusit vazhdon të jetë i angazhuar me futbollin, por tashmë në rolin e analistit televiziv në “CBS Sports”. Këtë herë ish-sulmuesi i kombëtares franceze analizoi politikën e Realit të Madridit për t’u ndarë me lojtarët e tij gjatë viteve. Ish-futbollist­i vlerësoi aftësinë e Madridit për të gjetur momentin e duhur për t’u “liruar” nga lojtarët “e konsumuar” dhe vizionin e tij për të mbajtur veteranët për të formuar një ekip. “Ka një gjë që duhet t’i jepni shumë merita Realit të Madridit, dhe kjo është aftësia që ata rinovojnë brezat, duke mbajtur gardën e vjetër për t’u siguruar që ata mund t’ua kalojnë të gjithë eksperienc­ën e tyre të rinjve që po firmosin”, theksoi ai nga “Titi” Henri. Francezi e analizoi politikën e skarcimeve dhe rinovimit të Realit duke mbajtur në konsiderat­ë dhe mbërritjen e mundshme në verë të kapitenit të Francës, Kilië Mbape. “Nëse e shikoni me kujdes... nëse Mbape shkon në Madrid, ata do të kenë një ekip që mund të dominojë Evropën dhe La Ligën për ndoshta gjashtë ose shtatë vjet, sepse do të jenë të gjithë të rinj, Mbape, Vinicius, Rodrigo, Valverde, Tçuameni...”. Më tej ai shtoi: “ajo që ata (Reali) bëjnë shumë mirë është se e dinë kur duhet të heqin qafe lojtarët. Të mos keqkuptohe­mi me fjalën ‘heqje qafe’. Dua të them se ishte koha e duhur për Kristiano Ronaldon. Ishte koha e duhur për Kasemiron. Ishte koha e duhur për Mesut Ozil. Ishte koha e duhur për Varan, që besoj se ishte për shkak të një problemi në gju”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania