Panorama Sport (Albania)

Manaj spektakola­r, Uzuni e Cikalleshi shënojnë dygolësha

Myrto 9 rrjeta në La Liga, në fund asnjë s’merr 3 pikët

- KRISTI SEJATLLARI

Rei lëshon “silur” nga goditja e lirë, ishte 135 km/h

Shqipëria do të luajë dy miqësore këtë muaj, ndaj Kilit dhe Suedisë. Dy takime nga të cilat do të kuptojmë shumë për situatën para Europianit. Diçka pozitive është se sulmuesit kuqezinj do të vijnë në një formë fantastike, pasi po shënojnë rregullish­t, ashtu siç e kanë bërë edhe këtë fundjavë. Myrto Uzuni ka shënuar një dygolësh në Spanjë, të njëjtën gjë ka bërë edhe Sokol Cikalleshi në Turqi. Rei Manaj nuk di të ndalet dhe realizon të radhës për Sivasporin. Megjithatë, pavarësish­t golave, për fat të keq, askush nga sulmuesit nuk ka shijuar tri pikët me ekipet e tyre respektive.

UZUNI- Myrto Uzunit nuk i mjaftoi dygolëshi i tij i parë në La Liga, për të festuar siç duhet në elitën e futbollit spanjoll. Dy golat e tij për Granadën ndaj Real Sociedadit nuk sollën pikë, pasi ekipi i tij u përmbys në pjesën e dytë të ndeshjes dhe tani e sheh veten në vendin e parafundit, i rrezikuar shumë seriozisht për rënien nga kategoria. Sulmuesi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe po na pjesën e parë, ai gjeti edhe golin e dytë personal dhe të 9n këtë sezon në La Liga. Në fund të sfidës, në vend të festës për Uzunin, ai iu bashkua lojtarëve të tjerë që u përballën me kontestime­t e tifozëve në fushën e lojës. Sulmuesi nuk ngurroi të shfaqej para mikrofonav­e të mediave të klubit, edhe pse kishte një sy të nxirë pas një goditje që kishte marrë gjatë një aksioni: “Bëmë një ndeshje me dy fytyra, në pjesën e parë dhe të dytën. Nuk është situatë aq e lehtë për ne, e dimë se ku gjendemi dhe dëshiroj t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve që ishin të mërzitur me ne, kanë të drejtë. Unë i pari do të jap gjithçka për këtë fanellë, për këtë qytet dhe këta tifozë që më kanë mbështetur gjatë gjithë vitit dhe thjesht dua të kërkoj falje. Mentalitet­i ynë është që nuk do të dorëzohemi kurrë dhe do japim gjithçka deri në fund të sezonit”, ishin fjalët e Uzunit.

CIKALLESHI- Sokol Cikalleshi shënoi dy gola këtë fundjavë në Superligën turke, por në fund nuk iu gëzua një fitoreje edhe pse ishte më i miri në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar realizoi dy herë me penallti, të dytën me “Panenka”, në barazimin 2-2 të skuadrës së tij ndaj Adana Demirspor. Dukej se Koniaspori do të vazhdonte serinë e sukseseve, pasi kishte marrë dy fitore radhazi

në ndeshjet e mëparshme. Por një gol në minutën e 87-ë nga Mario Baloteli, u hoqi nga duart tri pikët, pasi sfida u mbyll me shifrat 2-2. Megjithatë, për Cikalleshi­n për 63 minuta ku ishte në lojë, pasi me notën 8,3, ai është vlerësuar nga “SOFASCORE” si lojtari

më i mirë i kësaj ndeshje.

MANAJ- Rei Manaj po i habit të gjithë në futbollin turk. Ai është bërë specialist i goditjeve të lira pranë zonës së rreptësisë. Sulmuesi i Kombëtares shënoi të shtunën një tjetër gol fantastik në këtë mënyrë. Në minutën e 64-t,

teksa rezultati ishte 0-1 për Alaniaspor, Manaj shënoi golin e barazimit për Sivaspor. Një tjetër supergol i lushnjarit, i cili ka marrë edhe admirimin e tifozëve, teksa sipas “Bein Sports” është përllogari­tur se shpejtësia e goditjes së tij kishte qenë 135 km/orë. Plot 15

gola për këtë sezon në Superligën turke për Manajn, duke i hedhur “dorashkën” Xhekos dhe Ikardit për shënuesin më të mirë. Jo vetëm kaq, Manaj ka detyruar edhe Silvinjon të rikthejë sytë nga ai dhe me siguri në miqësoret e marsit do të jetë i grumbullua­r.

 ?? ?? Rei Manaj, 27 vjeç
Rei Manaj, 27 vjeç
 ?? ?? Myrto Uzuni, 28 vjeç
Myrto Uzuni, 28 vjeç
 ?? ?? Sokol Cikalleshi, 33 vjeç
Sokol Cikalleshi, 33 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania