Panorama Sport (Albania)

Arteta: E dija që do të shënonim vonë

Tetë fitore radhazi, Arsenali merr kreun e Premier Ligës

-

Mikel Arteta mendon se Arsenali ishte i destinuar të shënonte një gol fitoreje në fund dhe të mundte Brentfordi­n. Edhe njëherë, “topçinjtë” e lanë vonë fitoren e tyre, ndërsa goditja me kokë e Havercit e dërgoi rekordin e londinezëv­e këtë sezon në 8 fitore radhazi, duke u ngjitur në krye të Premier Ligës. Trajneri spanjoll falënderoi tifozët për atmosferën dhe pasionin e tyre për të nxitur skuadrën, pasi goli i Deklan Rajsit, u barazua nga Uiza në pjesën e parë, me ndihmën e një gafe të portierit Ramsdejl. Por Arteta tha: “Ishte një paraqitje e shkëlqyer, një rezultat i shkëlqyer ndaj një kundërshta­ri shumë të vështirë. Kemi kapërcyer një moment të vështirë dhe jam shumë i kënaqur me mënyrën se si reagoi ekipi dhe individual­isht se si lojtarët e kuptuan detyrën. Ishte e pabesueshm­e edhe mënyra se si reagoi tifozeria; sa shumë na ndihmuan sërish, energjia që dhanë, entuziazmi dhe zhurma brenda stadiumit - kisha një ndjenjë se do të shënonim. Është e pamundur të mos e ndiesh. Ata po luajnë për çdo top, po drejtojnë ekipin, po e shtyjnë skuadrën, po e mbështesin ekipin në një moment të vështirë dhe kjo ndryshon botën tonë, sinqerisht. Tani në Premier Ligë ne nuk do të luajmë një ndeshje për 19 ditë dhe fokusi ynë i plotë është te Porto. Ne mund të arrijmë diçka që nuk e kemi bërë për 14 vjet dhe kualifikoh­emi në çerekfinal­et e Champions-it. Kjo është sfida përpara nesh. Ju lutem tifozëve të na japin më shumë mbështetje të martën kundër Portos, sepse do të na japë një shans të madh për të kaluar”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania