Panorama Sport (Albania)

Analizohet derbi, Apolonia humbet Omerin për disa javë

-

Apolonia nisi dje përgatitje­t për ndeshjen e radhës me Korabin, që do të luhet të dielën në stadiumin “Loni Papuçiu”, në orën 14:00. Nën urdhrat e trajnerit Artan Mërgjyshi, fierakët nisën javën stërvitore në aneksin e stadiumit. Java për Korabin ka nisur me një analizë të shkurtër në mesin e fushës, ku stafi teknik dhe ekipi janë ndalur fillimisht te transferta e Lushnjës. Trajneri Mërgjyshi dhe stafi i tij kanë analizuar hollësisht paraqitjen e çdo reparti, ku janë evidentuar problemati­ka jo të vogla në të dy fazat e lojës. Mërgjyshi ka qenë i prerë në seancën e djeshme stërvitore, si dhe shumë kërkues ndaj skuadrës. Ai ka kërkuar nga të gjithë lojtarët angazhim dhe vëmendje maksimale në përgatitje­n e ndeshjes së radhës me dibranët që luhet në Fier. Takimi është i një shkalle të lartë vështirësi­e për vetë faktin se përtej formës që po kalon Korabi, janë dy ekipe që po rivalizojn­ë fort me njëritjetr­in, veçanërish­t në sezonet e fundit në Kategorinë e Parë. Sikur të mos mjaftonte gjendja jo e mirë psikologji­ke, në Fier duhet të bëjnë llogaritë edhe me dëmtimet. Së fundmi, Artan Mërgjyshi do të jetë i privuar nga shërbimet e mesfushori­t Stefano Omeri, që ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë dhe gjasat janë që të mungojë të paktën 6-7 javë. Në fakt, 24-vjeçari këtë sezon ka vuajtur shumë nga lëndimet dhe vetëm para tre ndeshjesh u rikthye të luante sërish me Apoloninë. Në tërësi, Apolonia ka pasur probleme me dëmtimet këtë sezon, teksa thuajse për asnjë moment nuk ka qenë me kontingjen­tin e plotë, duke sjellë më pas edhe probleme në marrjen e rezultatev­e. HILMI SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania