Panorama Sport (Albania)

Godin: Zemra qan për Atletikon, Lautaro më ngjason me Suarezin

-

Kur bëhet fjalë për mbrojtës të stilit të vjetër, Diego Godin është një prej tyre. I fortë, i ashpër dhe shumë fizik në lojë. Lojtari që ka provuar të luajë me Atletikon, por edhe me Interin. Zemra i rreh për "Los Kolçoneros", por edhe zikaltrit i respekton maksimalis­ht. Në një intervistë për "Gazzeta Dello Sport" ai thotë se ndeshja e nesërme do të jetë e bukur dhe të dyja skuadrat mund të kualifikoh­en.

Fjala është për ju Diego…

Unë kam luajtur një vit me Interin dhe 9 vite me Atletikon e Madridit. Të gjithë e dinë se për kë më rreh zemra dhe le të themi që analizën dua ta nis me këtë. Atletiko duhet ta izolojë këtë ndeshje nga konteksti i sezonit. Nëse e analizojmë në të gjithë ecurinë e sezonit, Interi ka humbur vetëm 2 ndeshje, ndërsa Atletiko 11. Kjo do të thotë se zikaltrit janë më superiorë sepse vijnë nga një ecuri më pozitive. Atletiko humbi edhe me Kadizin. Por ndeshja e nesërme do të jetë një finale. Është sfida që mund të shpëtojë sezonin e Atletikos.

Dhe si mund të izolohet kjo ndeshje?

Duke menduar vetë për të dhe ju siguroj që lojtarët do ta bëjnë. Atletiko nuk mund të mendojë dot më shumë sesa 90 minutat. Do të kërkojë me ndihmën e tifozëve, duhet të jetë e uritur dhe të respektojë historinë në Champions. "Metropolit­ano" do të jetë një vullkan për Interin dhe më shumë se kurrë do të shprehë besimin që ka në këtë skuadër. Për më tepër, Atletiko ka humbur vetëm 1 ndeshje në shtëpi në këtë sezon.

Po ndeshjen e parë, si e patë?

Ashtu siç e prisja. Interi është në një moment të mirë. Nga larg kam pasur ndjesinë sikur skuadra e Inzagit në Spanjë po nënvlerëso­het, por jo nga trajneri Simeone. Kishte shumë të tjerë që mendonin që Atletiko do të fitonte, madje me lehtësi. Por nuk është kështu. Interi me organikën që ka është një nga skuadrat më të forta në Europë. Është e kompletuar dhe e përgatitur. Punojnë prej kohësh me një ide të qartë dhe një sistem loje që e përmirësoj­në nga viti në vit falë lojtarëve të rëndësishë­m. Ishte një ndeshje e vështirë për Atletikon. Interi i rrëmbeu topin dhe luajti në mënyrë direkte. Atletiko nuk e ndali dot kundërshta­rin me qartësi. Interi dominoi me meritë.

Dhe si do të jetë ndeshja e kthimit?

Atletiko duhet të bëjë ndeshjen dhe do të provojë. Nuk flas për nivelin e lojës apo të rasteve, por në kontrollin e emocioneve, për të qenë më direkte, skuadër më vertikale dhe të bëjë presing për t'i rrëmbyer topin Interit. Simeone nuk mund të qëndrojë i ndrydhur, duhet të sulmojë këtë herë.

Kjo Atletiko duket shumë ndryshe nga ajo e kohës tuaj. Është më e brishtë në mbrojtje, apo jo?

Kohët ndryshojnë dhe lojtarët po ashtu. Në kohën tonë bënim një punë të jashtëzako­nshme në mbrojtje dhe ishim shumë të disiplinua­r nga ana e të gjithëve. Ne nuk shënonim shumë, por merrnim maksimumin nga ai gol. Ne mbroheshim me skemën me 4, ndërsa tani me 5. Luanim me sy mbyllur me njëri-tjetrin. Tani Atletiko ka përmirësua­r aspektin e sulmit dhe krijon volum loje. Mund të dominojë në qarkullimi­n e topit, por vuan në mbrojtje. Është një aspekt që duhet përmirësua­r.

Ndërkohë, Interi ka një nga mbrojtjet më të forta në Europë...

Nuk jam i befasuar nga ky fakt. Që në kohën time me Konten Interi ishte shumë i fortë në aspektin difensiv. Në këtë mënyrë u ndërtua. Në atë sezon e mbyllëm në vendin e dytë vetëm 1 pikë larg Juventusit. Sot Interi ka një mbrojtje sërish të frikshme dhe një sulm si ai që formon Lautaro me Turamin. Është një skuadër vërtetë e fortë dhe e vështirë për t'u përballur. Atletiko nuk do a ketë të lehtë.

Si janë shanset e kualifikim­it?

Them se janë 50 me 50. Atletiko luan në shtëpi dhe ka një armë shtesë, ndryshe nga sfida në "San Siro". I shoh tifozët si një lojtar më shumë. Megjithatë, Interi ka fituar ndeshjen e parë.

Por Interi ka një Lautaro në superformë...

Është rritur shumë Lautaro. Më kujton Luis Suarezin. I kam thënë që në fillimet e tij tek Interi që ngjasonte shumë me Luisin për mënyrën se si e përdorin trupin. Sot është lideri i skuadrës dhe lojtari që bën diferencën. Ka gjithmonë mënyra për të gjetur golin dhe për të ndihmuar skuadrën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania