Panorama Sport (Albania)

Juves i janë “prerë krahët”, mes të akuzuarve disa lojtarë

Vetëm Kambiazo s’mjafton, Mekeni gati si xhol

-

Goli që rihapi ndeshjen kundër Atalantës, i treti i tij në sezon pas atyre ndaj Veronës dhe në Kupën e Italisë kundër Salernitan­ës, nuk ishte i nevojshëm, por fakti që ai mbërriti është një vlerë e shtuar. Njëzet e shtatë ndeshje në sezonin e tij të parë me Juventusin, Andrea Kambiazo ka dëshmuar tashmë prej kohësh se është lojtar prej Juventus. Për sa i përket nivelit teknik, por mbi të gjitha prej inteligjen­cës, personalit­etit dhe vetëdijes se ku ndodhet. Një element për Juventusin e sotëm është se vetëm tre shokë të skuadrës kanë më shumë paraqitje sesa ai këtë sezon, por gjithashtu ai është një njeri mbi të cilin mund të mbështetet Juventusi i së nesërmes.

ILING- Problemi i Xhuntolit është se krahët rreth Kambiazos janë shkrirë. Tashmë një pikë e fortë, e mjaftueshm­e për të ndërtuar mbi të një sistem loje të bazuar pikërisht në lojtarë që mbulojnë të gjithë korsinë, sot përveç ish-lojtarit të Xhenoas është e vështirë të gjesh një figurë tjetër me të cilën të rifillohet me bindje në sezonin e ardhshëm. Alegri u përpoq t’i kthente gjërat përsëri në dy ndeshjet e fundit, por nuk ndihmoi shumë, në fakt individual­itetet në krizë tashmë janë ekspozuar. Këto janë dy ndeshjet në të cilat Iling, ai që ka sakrifikua­r më së shumti deri tani, kishte fanellën titullare që nuk e kishte pasur kurrë në të gjithë kampionati­n. Dy paraqitje të pamjaftues­hme: edhe pse u përfshi në golin e Milikut. Për anglezin ishte një mbrëmje e trazuar edhe ndaj Atalantës, sigurisht pa blicet shkatërrim­tare të një viti më parë.

KOSTIÇ DHE UEAH- “Zgjedhje teknike, sepse Iling po bën mirë. Kostiç është i rëndësishë­m, por Iling pati një pjesë të dytë të mirë,” tha Alegri në fund të ndeshjes për të shpjeguar pse serbi as nuk hyri në fushë ndaj Atalantës. Po, sepse edhe pse ishte një nga më të përdorurit nga trajnerit deri pak javë më parë, serbi zhvilloi një paraqitje aq të errët, saqë nuk hyri as në këto dy ndeshjet e fundit, për më tepër kur niveli u ngrit me kundërshta­rë si Napoli dhe Atalanta. Zhdukja e Timoti Ueah

plotëson tablonë: në dy muajt e fundit amerikani ishte titullar në një ndeshje nga nëntë, humbjen në shtëpi kundër Udinezes. Të kujtosh se ai ishte blerja e vetme e verës tani është si të themi se Juvja nuk ka bërë asnjë goditje merkatoje. Për të tre, një shitje e mundshme do të ishte më shumë një çështje e gjetjes së një blerësi

sesa dëshira për t’i mbajtur në ekip për sezonin e ri. MODULI - Në korsinë e fillimit të sezonit spikaste Ueston Mekeni, i cili tani është shumë i dobishëm në rolin e tij natyral për ta rikthyer në krah, ku megjithatë përfundon shpesh në lojën e balancimit të pozicionev­e. Po, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për paraqitje individual­e, por edhe për ekuilibrat komplekse, veçanërish­t kur ka një element si Kieza përpara që i pëlqen të luajë sa më gjerë. Varfëria e lojtarëve anësorëve duhet të çojë në arsyetimin drejt një moduli më koherent me elementët më të mirë që mund të vendosen. Por tani, me dhjetë ndeshje deri në fund të kampionati­t, duket tepër vonë për të kaluar në atë 4- 3- 3 që është kërkuar prej muajsh. Ndaj me gjasë bardhezinj­të do ta mbyllin sezoni pikërisht siç e kanë nisur. Ajo duhet të çojë në një arsyetim më të gjerë për një të ardhme më pak të afërt, atë të sezonit të ardhshëm. Por mbetet për t’u parë nëse Juvja do e përfshijë sërish Alegrin në projektin e saj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania