Panorama Sport (Albania)

“Djall” me dy fytyra, ja si fiton me “formulën” e Alegrit

-

Të enjten e kaluar ishin dy gola të pësuar në epërsi numerike, pak ditë më pas ndeshja e dytë radhazi me portë të paprekur në kampionat. Fytyra e dyfishtë e Milanit 2023-24 është e dukshme: progres i paqëndrues­hëm dhe ulje-ngritje të shpeshta, ndoshta pasqyrim i një skuadre që e ka këtë karakteris­tikë e ka të natyrshme në elementët e saj më të mirë. Dhe kjo është mënyra se si kuqezinjtë regjistrua­n 1-0 të shtatë të sezonit në Serie A kundër Empolit (si askush tjetër, madje as Alegri). Fitoret me një gol të shënuar bien në kontrast me mbrojtjen e çalë të parë në më shumë se një rast gjatë sezonit aktual. Numra që ndoshta janë të vështirë për t’u lexuar edhe për vetë Piolin, që nga ana e tij ndjek një konfirmim në detyrë. Me këtë fushëpamje, nis një javë vendimtare për stolin e tij dhe “Djallin”.

NË SY TË PRONARIT - Pavarësish­t fjalëve të rastit nga Ibrahimovi­ç dhe Skaroni “të vazhdojë kështu nëse synon të qëndrojë”, Pioli e di mirë se ai është në diskutim dhe duhet të bëjë përshtypje nga tani deri në qershor për të qëndruar në “Milanello”. Dy ndeshjet e ardhshme me Slavia Pragën dhe Veronën do të thonë shumë sidomos nëse vjen edhe ngritja e Ligës së Europës që do t’i jepte atij merita të mëtejshme në sytë e Xherri Kardinales, pasi pronari kuqezi u shpreh i mërzitur nga largësia e tepruar nga Interi në renditje. Një kampionat që do të ishte me vend për të përfunduar të paktën në vendin e dytë: parakalimi i Juventusit ka ndodhur, por rruga është ende e gjatë dhe parashikon kthesa të vështira.

EKIP KOMPAKT - Kufiri midis një sezoni të mjaftueshë­m (ose diçka më shumë) apo krejtësish­t negativ është shumë i hollë. Pjesa më e madhe e arritjeve të Piolit do të vendoset midis Pragës dhe Veronës, ndaj të qenurit kompakt do të jetë një faktor përcaktues. Në transfertë, por mbi të gjitha në “San Siro”. Një përballje hipotetike me Liverpulin e parë të dielën në “Anfield” përballë Manchester Sitit, apo me një Leverkusen që nuk njeh humbje, do të nevojitet përsosmëri për të aspiruar për të ngritur kupën e dytë kontinenta­le për klubet pas Ligës së Kampionëve. Për më tepër që trofeu në fjalë është i vetmi që i mungon dhomës tashmë shumë të pasur të trofeve të Milanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania