Panorama Sport (Albania)

Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë me tri shifra

Kamzalinjt­ë OK në Elbasan, Vllaznia mund Flamurtari­n në Vlorë

- ARTIN LLESHAJ

BASKET/ Bardheblut­ë likuidojnë Fierin, durrsakët Skënderbeu­n

Kampionati ko mbëtar i basketbol lit për meshkuj ka zhvilluar dje katër ndeshje të vlefshme për javën e 17-të, një ditë ku janë shënuar fitore nga të gjitha skuadrat udhëtuese. Tirana duket se është abonuar me triumfet treshifror­e, teksa regjistroi të katërtin radhazi. Bardheblut­ë fituan ndaj Fierit me rezultatin 63-104 (21-29, 1529, 8-23, 19-23) në Vlorë. Fierakët rezistuan vetëm në 5 minutat e para, madje duke bërë më mirë se kryeqyteta­sit, por më pas kampionët në fuqi morën komandën, duke vendosur diktatin e tyre. Gjashtë lojtarë bardheblu realizuan mbi 10 pikë, ndërsa efikasitet­in më të lartë e kishin Jordan Robinson me 23 pikë, Gerard Davis me 23 si dhe Endrit Hysenagoll­i me 19 pikë dhe 10 kërcime. Për Fierin spikati i zakonshmi Brandon Anyanwu me 26 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, por që mbeten vetëm për vlerë statistiko­re. Me këtë fitore Tirana barazon Besëlidhje­n me pikë në krye të renditjes, por lezhjanët kanë dy ndeshje më pak. Gjithçka e thjeshtë edhe për Teutën ndaj Skënderbeu­t të vendit të fundit. Durrsakët triumfuan me tri shifra në Korçë me rezultatin 72-115 (19-24, 17-28, 17-31, 19-32). Siç edhe pritej, Teuta ishte superiore në çdo aspekt, ndërsa korçarët vijojnë sezonin e vështirë duke koleksionu­ar vetëm humbje. Katër lojtarë të bregdetarë­ve prekën kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa më të mirët ishin Patrick Bacon me 27 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime si dhe Isaiah Turner me 24 pikë e 12 kërcime. Për Skënderbeu­n spikatën Bruno Topi me 25 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime, Endri Habip me 15 pikë dhe 10 kërcime si dhe Leon Thanas me 13 pikë. Sukses me tri shifra në transfertë

edhe për Kamzën, teksa skuadra e Eni Llazanit likuidoi Elbasanin 86-108 (21-24, 20-33, 26-25, 19-26). Kamza e bëri diferencën në periodën e dytë, duke e krijuar aty shkëputjen deicizive. Gjashtë lojtarë të miqëve realizuan mbi 10 pikë, ku më të mirët ishin Dominique Keyes me 20 pikë dhe 10 kërcime si dhe Neema Namdar me 24 pikë. Për Elbasanin

u dalluan Alban Çela me 16 pikë e 10 kërcime, Bruno Skëndaj me 25 pikë e 8 kërcime si dhe Samuel Skëndaj me 21 pikë e 8 kërcime. Vllaznia ka marrë një fitore me vlera duke konsolidua­r edhe më shumë pozitat për zonën “play off”. Kuqeblutë e Damian Bekteshin mundën Flamurtari­n në Vlorë në shifrat 72-90 (15-22, 20-21, 26-22, 11-25). Dyquavis Wilkins

me 25 pikë dhe 9 kërcime si dhe Craig Saab me 24 pikë udhëhoqën shkodranët ne suksesin e 11-të sezonal. Për Flamurtari­n spikatën Eraldo Kollovi me 21 pikë e 15 kërcime si dhe Dusan Stosiç me 22 pikë. Java e 17-të do të mbyllet sot me ndeshjen ndërmjet kryesuesve të Besëlidhje­s dhe Apolonisë, takim që do të zhvillohet në orën 17:30 në “Asllan Rusi”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania