Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

ZOMER 6,5- I gatshëm për të reaguar ndaj Linos dhe Moratës. Asnjë faj në golat e pësuar, madje shpëtoi skuadrën disa herë duke ndalur Depajin në shtesë dhe një penallti e pritur.

PAVAR 5,5- Në San Siro ishte një digë, por në Madrid nuk bën asgjë siç duhet. Vetëm një këmbë e zgjatur për të bllokuar një goditje. Nuk mjafton.

De Vraj 5,5- Gabon në golin e barazimit momental. Nga një largim i topit jo i mirë sjell aksionin vendimtar për Grizmanin. Por goli i dytë e konkurron fuqishëm golin e të parit pasi harron fare Depajin. Sa shumë vuan.

Bastoni 6- Nga shokët e repartit është ai që gabon më pak sesa të tjerët, por edhe ai që largohet i pari nga fusha. Vetëm Inzagi e di. (Nga 72' Açerbi 5,5Edhe ai vuan si të tjerët)

Dumfris 5,5- Preferohet përpara Darmianit sepse është i shpejtë dhe një rast të mirë e ka. Por edhe ai vuan duelin me Linon. (Nga 72' Darmian. Vendimtar në këmbën e vendosur kundër Depajit. Në sulm gabon momentin e duhur).

BARELA 6,5- Depërtim fantastik që "djeg" Vitselin për golin e Dimarkos. Vendos rregull në mefsushë, por lodhja i mohon një gol. (Nga 84' Fratezi 5,5- Dy depërtime të mira, por i mungon pasimi final).

ÇALHANOGLU 6- Pikë nevralgjik­e e zikaltërve. Prek më shumë topa se të gjithë, por nga ai kemi parë ndeshje më të mira.

MKITARIAN 6- Në krahasim me shokët e repartit e nis më mirë, por nga pjesa e dytë humbet forcën dhe kthjelltës­inë. (Nga 111' Klasen 5,5- Gabon penalltinë).

DIMARKO 6,5- Një ndeshje normale për të. Finalizon siç duhet aksionin e golit. (Nga 84' Bisek 6- E nis mirë me një krosim, por nuk është ai lojtari që mund të ndryshojë ndeshjen).

LAUTARO 5- E ndryshon shpesh rolin me Turamin. Mundohet të futet në lojë, por e ka të vështirë. Jep asiste të mira, por humbet një penallti që rezulton fatale.

TURAM 5- Bën punë, por nuk mjafton. Shumë finte të panevojshm­e në start. Rastin e parë të vërtetë e ka në minutën e 75-të, por e çon në tribunë.

(Nga 102' Sançez 5- Sjell ajër të freskët në sulm, por gabon penalltinë e parë nga zikaltrit).

TRAJNERI INZAGI 5,5- I befasuar nga mënyra se si sulmon Atletiko. Interi që kemi parë në kohët e fundit nuk kishte lidhje me atë mbrëmë. I lodhur dhe pa ide. Paguan edhe rastet e humbura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania