Panorama Sport (Albania)

Mosbesimi ndaj Piolit, zbulohen tri arsyet

-

Milani është i dyti në tabelë dhe në ritëm të plotë për të arritur në çerekfinal­e të Ligës së Europës (nëse e mposht Slavian të enjten). Gjatë 2024 ka një mesatare pikësh më të ulët sesa Interi, por atëherë pse ka gjithmonë skepticizë­m drejt Piolit? Pse ai është gjithmonë në pikëpyetje dhe i kritikuar në çdo rrethanë? Protesta në rrjetet sociale, por së fundmi edhe në stadium me drejtuesit që i japin besim publik dhe pronarin që nuk shfaqet i kënaqur nga diferenca me kreun. Janë të paktën tri shkaqet e pozitës së Piolit dhe "Sportmedia­set" është munduar t'i analizojë. Arsyeja e parë është mungesa e një loje bindëse. Të shohësh duke luajtur Milanin është ndonjëherë e mërzitshme. Skuadra kuqezi ndizet e fiket brenda sfidave, fokuson thuajse gjithçka në veprime individual­e dhe për periudha të gjata (në të njëjtën ndeshje) nuk ngjall ndjesinë se do të ndodhë diçka pozitive. Edhe tifozët shkojnë në stadium për t'u argëtuar, për të parë shfaqje, por në muajt e fundit kjo ka ndodhur rrallë. Disa përjashtim­e si PSG-JA ose Atalanta, pastaj pjesa tjetër luajnë në mënyrë të qetë, të ngadaltë dhe të duruar. Nga pikëpamja taktike, skuadra i lejon shumë kundërshta­rit dhe shpesh ( mbi) jeton falë goditjeve të kampionëve. Milani është i dyti sepse ka një skuadër të pajisur me cilësi, ka disa individë të fortë, pasi përndryshe do të kishte edhe më pak pikë dhe pikërisht loja është ajo për të cilën Pioli akuzohet më së shumti. Arsyeja e dytë janë dëmtimet. Çfarë kuptimi ka të blesh lojtarë nëse lëndohen në një moment të sezonit? Ka ndodhur midis tetorit dhe nëntorit për tri vite, vetëm për të ndryshuar rrjedhën nga janari-shkurt e në vazhdim. Në ata dy muaj humben shumë pikë dhe në fund paguan faturën. Milani ka një skuadër të shkëlqyer, por nuk është shfrytëzua­r plotësisht. Një peng i madh. Arsyeja e tretë janë 5 derbet e humbura ndaj Interit, diferenca jonormale nga kryesuesit dhe dalja nga Champions -i dhe Kupa e Italisë. I kemi grumbullua­r të gjitha në një, por edhe kjo ka një ndikim. Të shohësh se çfarë ndodh në anën tjetër të Milanos është një shkak për humor të keq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania