Panorama Sport (Albania)

Konkursi shahistik, shpallen kampionët e shkollave 9-vjeçare

-

Është zhvilluar në Tiranë, në mjediset Ambasadës Hungareze, konkursi shahistik me nxënës të shkollave 9-vjecare të kryeqyteti­t. Një aktivitet i organizuar nga Ambasada Hungareze në bashkëpuni­m me Federatën Shqiptare të shahut. Një organizim model, në realizimin e kësaj veprimtari­e 1-ditore me parametra europiane. Një shfaqje e madhe e përgatitur në detaje, që nga fillimi e deri në përfundim, duke e kthyer eventin një festë e bukur dhe me vlera të padiskutue­shme për këtë sport. Konkursi përbënte një test teoriko-praktik, të ndarë veçmas, duke filluar nga klasa e parë e deri te klasa e nëntë. Nga 46 pjesëmarrë­s, pati 9 fitues për çdo kategori, ndërsa testimi zgjati 1 orë e 30 minuta. Në fund u mbajt edhe ceremonia e vlerësimit për fituesit, teksa Kupat, medaljet, certifikat­at dhe librat e shahut të dhuruara nga Federata e Shahut të Hungarisë, u shpërndanë nga ambasadori Adam Lovassy, si edhe dhe zv. Ministri i Arsimit dhe Sporteve, Endri Hoxha. Në vlerësimin e përgjithsh­ëm, 3 më të mirët e konkursit u shpallën Mia Çaku për klasat 13, Zaharia Koxhioni për klasat 4-6 dhe Matteo Guralumi për klasat 7-9. Pas më shumë se dy dekadash mungesë organizimi të konkurseve të tilla shahistike, ambasada hungareze i ka bërë dhuratën më të bukur shahistëve te rinj, të cilëve realisht u mungojnë shfaqje të tilla argëtuese, të dobishme e plot vlera. Nga shkolla e famshme hungareze ke çfarë të mësosh, pasi tradita dhe arritjet tregojnë se motrat e famshme Polgar apo “Portishi i Madh” mbeten një model frymëzimi. KRISTAQ ANDONI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania