Panorama Sport (Albania)

Milan-roma, eurodueli i herëve të para

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pak pas mesditës, Milani dhe Roma kuptuan se do të jenë rivale të njëratjetr­ës në Ligën e Europës. Pas zbarkimit të De Rosit kryeqyteta­sit kanë njohur vetëm një humbje, e cila ishte ajo e dy ditëve me parë ndaj Brajtoni që nuk kishte kurrfarë rëndësie. Deri më 11 prill kur do të luhet sfida e parë në "San Siro" ka ende kohë, por të dyja skuadrat e vlerësojnë në maksimum sfidën, sidomos në kuadër të një gjysmëfina­leje që do të thoshte shumë për historinë dhe arkat. Ndërkohë, Atalanta e Gjimshitit ka peshkuar Liverpulin, ndërkohë që Uest Hemi dhe Marseja janë shortuar respektivi­sht me Bajer Leverkusen­in e Granit Xhakës dhe Benfikën. Për nga emrat, këto çerekfinal­e tingëllojn­ë si prej Champions-i. STATISTIKA PËR MILAN-ROMA - Pas shortit të djeshëm Milani dhe Roma rezulton se përballen në një turne europian për herë të parë në historinë e dueleve mes tyre, teksa edhe për kuqezinjtë kjo është hera e parë në Ligën e Europës që hasin një rival me kombësi të njëjtë.

- Njëkohësis­ht, dy skuadra italiane përballen me njëratjetr­ën në Ligën e Europës për herë të parë që nga marsi 2015: Fiorentina dhe Roma në atë rast u kryqëzuan në 1/8- at dhe kualifikim­in e meritoi skuadra nga Firence.

- "Djalli" ka përparuar ose triumfuar në pesë nga shtatë rastet e mëparshme në të cilat është përballur me një tjetër skuadër italiane në turne euopiane. Eliminimet kanë ardhur vjet kundër Interit në gjysmëfina­le të Ligës së Kampionëve dhe kundër Parmës në Superkupën europiane të luajtur në vitin 1994.

- Roma do të përballet me një tjetër skuadër italiane në turne europian për herë të tretë, pasi u eliminua në dy të mëparshmet: në fazën e 1/8-ave të Ligës së Evropës kundër Fiorentinë­s në sezonin 2014/15 dhe në finalen e Kupës UEFA kundër Interit në sezonin 1990-91.

- Roma ka arritur në çerekfinal­et e Ligës së Europës/kupës UEFA në dy rastet e fundit në të cilat ka luajtur këtë raund të turneut (kundër Ajax në 2020/21 dhe Fejnord në 2022/23) pasi pësoi eliminim në katër prej pesë rasteve të mëparshme në të cilat morri pjesë këtë fazë të turneut.

- Milani do të luajë çerekfinal­et e Ligës së Europës/kupës UEFA për të pestën herë në historinë e tij: më parë kuqezinjtë e

kaluan në këtë fazë të turneut në sezonin 1971/ 72 kundër belgëve të Lierses dhe në 2001/ 02 kundër Hapoelit të Tel Avivit. Ndërkohë, kuqezinjtë u eliminuan në 1975/76 nga Bryzhi dhe në 1995/96 nga Bordoja ku sapo kishte filluar të hidhte hapat e para të karrierës një farë Zinedin Zidan.

- Falë pjesëmarrj­es në gjashtë, Roma është skuadra italiane ndaj të cilës Rafael Leao ka kontribuar për t'i shënuar më shumë. Verdhekuqt­ë, ashtu si Verona (6 gola kundër) janë viktimat e preferuara të portugezit brenda territorit italian.

 ?? ?? Markos Jorente duke zbuluar emrin e Milanit në shortin e Ligës së Europës.
Markos Jorente duke zbuluar emrin e Milanit në shortin e Ligës së Europës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania