Panorama Sport (Albania)

Skandal në Berat, tifozët sulmojnë trajnerin Ziu SHPRESOJNË KRUTANËT

Beratasit irritohen nga humbja, tekniku ikën me polici nga stadiumi

- EDI SPAHIU

Luzi arrin një fitore karakteri dhe venit shpresat e Tomorit

Tomori zhgënjen sër ish në shtëpi, duke pësuar humbjen e gjashtë radhazi dhe të gjashtëmbë­dhjetën nën drejtimin e trajnerit Ziu. Humbja e fundit ka ardhur në momentin kur të gjithë prisnin kthesën e madhe, por me goditjen që i ka dhënë Luzi 2008 i ka zbehur plotësisht shpresat, edhe pse matematika i mban ende në lojë. Luznjakët u treguan pragmatist­ë dhe e merituan fitoren që mund të kishte qenë edhe më e thellë. Tomorin e ka dënuar edhe humbja e penalltisë. Kjo humbje tregoi se te beratasit kanë probleme të thella. Luzi shikon “dritë në fund të tunelit”, ku me këtë trepikësh ka dalë përkohësis­ht nga zona që të zbret direkt nga kategoria. Ndeshja -Duke qenë finale mbijetese për të dy ekipet, Luzi u duk që në start më i vendosur për fitoren. Me kalimin e minutave loja ekuilibroh­et dhe rastet për shënim nuk mungojnë në të dyja portat, por mungoi finalizimi. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Një tjetër pamje ofroi fraksioni i dytë, ku u shënuan 3 gola dhe u shpërdorua një penallti. Fillimisht beratasit patën dy raste “të arta” me Oshafin. Kur pritej goli i vendasve, në minutën e 57-të Treni shmang bukur dy mbrojtës dhe pengohet në zonë. Ai fiton një penallti, të cilën një minutë më pas e kthen vetë në gol dhe 0–1 për Luzin. Tomori nuk pajtohet

me disavantaz­hin dhe 10 minuta më vonë Gjoni pengohet brenda zonës dhe fiton penallti. Oshafi goditi nga pika e bardhë, por portieri Mati kuptoi krahun duke pritur. Luzi nuk heq dorë nga sulmi dhe në minutën e 72-të dyfishon me Mandelën.

TENSIONI -Pas pësimit të golit të dytë tifozët beratas sulmojnë trajnerin e skuadrës beratase, Febron Ziu, duke hedhur bidona uji në drejtim të tij, shoqëruar me thirrjet në kor: ik, ik... Tomori në dëshpërim total hidhet përpara, sepse nuk ka çfarë të humbas

në një situatë të trazuar me kontestime masive ndaj trajnerit të tyre, i cili ka kryer me shpejtësi zëvendësim­et e mundshme. Në minutën e 78të kapiteni Çaço rihapi ndeshjen me një gol të bukur. Në të 85-ën Oshafi pati një mundësi për të barazuar, por devijimi i një mbrojtësi i mohoi pikën Tomorit, që tashmë duket me shpresa të venitura për të mbijetuar. Pas vërshëllim­ës së fundit të kryesorit Shahini, tifozëria sulmon teknikun Ziu dhe duartroket skuadrën mike kur po futej në dhomat e zhveshjes. Tensioni ka vazhduar edhe pas ndeshjes ku në mënyrë të papreceden­të kur Ziu po largohej nga stadiumi, është tentuar të sulmohet fizikisht nga tifozët, por ndërhyrja e forcave të policisë ka shmangur dhunën fizike. Madje për të siguruar trajnerin janë parë që dy efektivë policie kanë hipur në makinën e Ziut ku po largohej nga stadiumi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania