Panorama Sport (Albania)

Flamurtari nuk ndez, Lushnja i merr një pikë në Vlorë

Dy ekipet nuk “shkrepin”, ndeshja mbyllet në barazim pa gola

-

Flamurtari “ngec” me Lushnjën. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë sesa barazimi pa gola në takimin e luajtur në Vlorë. Një ndeshje, që ka prodhuar raste për të dyja skuadrat, por edhe një gol të anuluar për Flamurtari­n. Nga ana tjetër edhe Lushnja e Gugash Maganit rrezikoi jo pak, teksa vuri në vështirësi të madhe portierin Aldo Teqja. Vlonjatët vinin në këtë përballje me mungesa të rëndësishm­e, pa kapitenin Denis Pjeshka, Hasën, Beqjan dhe Bejin. As Oliveira nuk luajti për shkak të kartonëve. PJESA E PARË - Flamurtari e nis në sulm, por Lushnja mbrohet mirë. Gustavo ka një mundësi të mirë shënimi me kokë, por i mungon shënjestra. Miqtë kërcënojnë me rastin e parë në minutën e 23-të. Olola ka një mundësi të pastër shënimi, ndërsa topi shkon ngjitur me shtyllën pingule. Shkodrani Vucaj kërcënon me një gjuajtje nga distanca, por i mungon saktësia. Lushnja ka një tjetër rast, ku Magani rrezikon nga këndi, por mbrojtja bllokon rrezikun. Kasmollari dhe Ruço përpiqen që të ndërtojnë aksione të rrezikshme, por mbrojtja lushnjare është në një ditë të mirë. Përsëri Vucaj tenton me një gjuajtje brenda zonës, por pa rezultat. Pjesa e parë mbyllet pa gola. PJESA E DYTË - Ky fraksion loje karakteriz­ohet nga një ekuilibër i plotë për sa i përket rasteve. Loja hyn në faza interesant­e, ku ngjarjet spostohen sa në njërën zonë, te tjetra. Lushnja kundërsulm­on. Leshi, Batha dhe Shkurtaj tentojnë, por nuk gjejnë hapësira. Vend ka edhe për

Paulo Pjeshkën, Podrimcaku­n dhe Vitijan, por nuk kanë shënjestrë­n e duhur. Leshi brenda zonës gjuan, por Haremi bën detyrën. Në minutën e 90-të Shkurtaj shënon, por Barjamaj e anulon për pozicion jashtë loje. Në minutat shtesë Flamurtari ka pak forca në sulm dhe humbet topin shpesh. Përpiqen të bëjnë diçka Paulo Pjeshka dhe Podrimcaku, por pa rezultat. Skuadrat në fund ndajnë nga një pikë, që nuk i hyn aspak në punë Flamurtari­t. ERMAL SIKA

15.06.2024 SPANJË-KROACI ITALI-SHQIPËRI 18:00 21:00

 ?? ?? Çast nga ndeshja Flamurtari-lushnja 0-0
Çast nga ndeshja Flamurtari-lushnja 0-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania