Panorama Sport (Albania)

Përmbysje ëndërrash, Junajtid thyen Liverpulin pas 122’

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Uparashiku­a që Liverpu li do të turpëronte Mançester Junajtid në "Old Trafford", e vlefshme për fazën çerekfinal­e të Kupës së Anglisë, sikurse vendosja e "autobusit" nga trajnerit Erik ten Hag në prapavijë. Por paraqitja e "djajëve" la të shtangur edhe "maestron" e Liverpulit, Jurgen Klop. Pas 122' lojë, Mançester Junajtid në pozitën e vendasve fitojë klasiken e Anglisë, aty ku nuk munguan edhe përmbysjet, e mbyllur me rezultatin e pabesueshm­e 4-3.

NDESHJA - Lajmi më i bujshëm për mbështetës­it e klubit më të trofeshëm në Premier Ligë konsistoi me rikthimin e sulmuesit Rasmus Hojlund. Dëmtimi i danezit në formën më të mirë, e la ekipin e Ten Hag pa "busull" në majë të sulmit. Megjithatë ishin të tjerë futbollist­ë që i dhuruan suksesin dhe gjysmëfina­le Mançesteri­t. Liverpuli nga krahu tjetër zbarkoi me mision të qartë në "teatrin e ëndrrave", sulm total, e diktuar me rreshtimi 4-3-3. Goli i parë mbajti firmën e Mektominaj. Pas goditjes së Garnaço, gardiani i "reds" nuk e largoi si duhet, ndërsa skocezi e shtyu sferën në rrjetë. Evoluimi i minutave rriti dozat ofensive të miqëve. Në limitet e fraksioni të parë, Mekalister dhe Salah zhbën si me "magji" avantazhin e Junajtid, duke marrë kontrollin. Pjesa e dytë mbajti nota të ulëta, aq sa u mendua se Liverpuli i kishte mbyllur llogaritë e kualifikim­it. Por braziliani Entoni nuk mendoi

kështu, duke ndryshuar "meloditë" e takimit. Koha shtesë dhuroi të tjera emocione. Eliot rivendosi edhe njëherë rezultatin në favor të udhëtuesve. Në një atmosferë të zjarrtë, Rashford dhe Dialo përmbysën gjithçka dhe sigurimin e biletës së fundit për në gjysmëfina­le,

aty ku i pret Koventri.

TEN HAG -"Luajtëm 30' e para më të mira të sezonit, por më pas filluam të bënim disa gabime në prapavijë, të cilat na kushtuan edhe në pësimin e golave. Është e vërtetë se rrezikuam dhe luajtëm pa frikë kundër një nga ekipet më të

mira në botë. Lojtarët ishin të mrekullues­hëm. E pohoj me bindje se e kemi të ardhmen të ndritur në gjirin tonë me talente Maino, Garnaço, Dialo. Për të shkuar në finale na duhet të eliminojmë edhe Koventrin. I kam ndjekur, ata luajnë me shpirt në fushë, sikurse mentalitet të lartë. Do përgatitem­i për t'i shkuar deri në fund këtij rrugëtimi", përfundoi Erk ten Hag. Kupa e Anglisë (Fa Cup) është i vetmi kompeticio­n ku "djajtë" mund të shpresojnë në mbylljen e ciklit 2023-2024 me një trofe në duar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania