Panorama Sport (Albania)

Reali pa frena, Karlo i tërheq veshin Vinit

Trajneri i pakënaqur me kartonin e verdhë të braziliani­t

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Triumfi në “El Sadar” bën që Madridi të jetë 20 pikë larg titullit

Reali i Madridit nuk di të ndalet në La Liga pasi ka mundur Osasunën në “El Sadar” 2-4 të shtunën në mbrëmje. Mesazhi për rivalët është i qartë: titulli në Spanjë e ka marrë rrugën për në Madrid dhe askush nuk mund ta ndalë. Transferta në Pamplonë parashikoh­ej delikate, por ekipi i Ançelotit e zgjidhi me autoritet duelin ndaj Osasunës, duke siguruar epërsinë para pushimit dhe vulosi suksesin në pjesën e dytë. Vinicius Zhunior ishte i jashtëzako­nshëm, me një dygolësh plot cilësi, përveçse udhëhoqi të gjithë sulmin bardhezi. Braziliani ishte i pakontroll­ueshëm për mbrojtjen e kuqe. E vetmja notë negative, që e vuri në dukje dhe Ançeloti ishte kartoni i verdhë, deri dikur absurd që do të bëjë që të mungojë në takimin e 31 marsit kundër Bilbaos. Osasuna mundi të ofroi pak rezistencë ndaj një Madridi solid, që ka zgjidhur takimin në diçka më shumë se një orë lojë. Reali e nisi mjaft mirë takimin duke shënuar pas katër minutash lojë me Viniciusin. I menjëhersh­ëm reagimi i Osasunës, që tri minuta më pas me Budimir kthen baraspeshë­n, duke krijuar përshtypje­n se për Realin vizita në “El Sadar” nuk do të ishte një shëtitje. Por skuadra e Ançelotit nuk di të bëjë shaka dhe pa kaluar 20 minuta kthehet në epërsi me golin e Karvahalit. Më pas Reali u mjaftua me administri­min e rezultatit, ndërsa Osasuna u mbajt mirë deri në fundin e pjesës së parë, duke tentuar të ngacmojë disi mbrojtjen madrilene. Në pjesën e dytë Reali shton një marsh më shumë dhe në pak minuta mbyll llogaritë. Vinicius fillimisht jep asistin për Brahim Diaz që shënon golin e tretë (61’) dhe më pas (64’) shënonin golin e dytë personal dhe të katërtin për Realin duke vulosur suksesin e radhës në La Liga.

ANÇELOTI – Trajneri i Realit të Madridit Karlo Ançeloti ka folur për mediat pas takimit duke vlerësuar suksesin e ekipit të tij, por pa anashkalua­r ndëshkimin e radhës të Vinicius, i cili do të jetë i pezulluar për takimin e radhës. “Jam i kënaqur me paraqitjen. E kemi dominuar takimin duke e zgjidhur shpejt. Kemi bërë një punë mjaft të mirë”, ka thënë italiani. Më pas mesazhi për Viniciusin. “Vini është një lojtar i shkëlqyer që di të bëjë diferencën. Ndeshja kundër Osasunës ishte vërtetimi i radhës.

Mund të kishte shënuar më shumë gola. Është efektiv në gjithçka. Ka shumë presion, të cilin duhet ta kontrolloj­ë pak më mirë. Rivalët ishin korrekt, e goditën, por me sportivite­t. Ai do të përmirësoh­et, sepse është një djalë serioz, i përulur dhe inteligjen­t”, tha Ançeloti.

 ?? ?? Zhoao Feliks hakmerret kundër Atletikos me gol në suksesin 0-3 të Barcelonës
Zhoao Feliks hakmerret kundër Atletikos me gol në suksesin 0-3 të Barcelonës
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania