Panorama Sport (Albania)

Egnatia në krizë, tani shqetëson edhe sulmi

- ISA HALILI

Humbja 2-0 me Skënderbeu­n në transfertë rikonfirmo­n krizën e Egnatias, e cila vijon të mos fitoj në kampionat prej 7 takimesh radhazi. Skuadra rrogozhina­se për fat të mirë nuk humbi vendin e parë në klasifikim, pasi Vllaznia u mposht nga Kukësi. duke i dhënë fund ecurisë prej 12 ndeshjes pa humbje. Bardhëjesh­ilët pësojnë kështu humbjen e dytë radhazi në transfertë ndonëse para ndeshjes me Vllazninë ishin ekipi që nuk kishin regjistrua­r asnjë disfatë jashtë shtëpisë së tyre. Ekipi i Edlir Tetovës ka humbur efikasitet­in, duke lënë pikë të vyera në objektivin për t'i mbyllur 36 javët e këtij sezoni kalendarik në vendin e parë. Pushimi prej 2 javësh në këtë moment delikat, duket se është asist i mirë për Egnatian, e cila do të ketë kohën e mjaftueshm­e për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar, por sigurisht edhe për të afirmuar lojtarët e ardhur në merkaton e dimrit. Kjo ndalesë e kampionati­t për shkak të ndeshjeve të kombëtarev­e pritet t'i shërbej kryesuesev­e të Superiores për të

analizuar defektet e kësaj sidomos në repartin e mbrojtjes. Viti 2024 ka rezultuar me rezultate jo të kënaqshme për rrogozhina­sit të cilët në 10 ndeshje kanë hipotekuar 3 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje. Me 14 pikë të grumbullua­r faza e tretë rezultoi më e dobëta edhe pse klubi

90 vjeçar në futbollin shqiptar e nisi me 3 fitore radhazi vitin 2024 duke mundur Skënderbeu­n, Kukësin dhe Erzenin. Pesë barazimet dhe humbja me Vllazninë ka bërë që Egnatia të diskutojë edhe kreun e klasifikim­it duke e parë veten vetëm 2 pikë larg nga Vllaznia

e vendit të dytë. Përtej atmosferës së javëve të fundit teorikisht në letër java e 29-të e Superiores i rezervon një kundërshta­rë si Kukësi ku do të synohen 3 pikët. Një fitore me verilindor­ët do të garantonte ruajtjen e vendit të parë por edhe një frymëmarrj­e për ekipin për pjesën e mbetur të sezonit. Në këto kushte trajneri Edlir Tetova do të mundohet të motivojë të tijtë për të mos rrezikuar objektivat e fillim sezonit. Tekniku durrsak do t'i duhet të punojë si në aspektin ofensiv ashtu edhe në atë difensiv për të dal nga kjo krizë rezultates­h që ka mbërthyer ekipin e tij. Jurgens Montenegro edhe pse ka luajtur rregullish­t nuk shënon prej 28 janarit në kampionat, duke humbur kështu kontaktin me golin. Sulmuesi nga Kosta Rika ia doli të shënojë dopietë në kupë kundër Laçit, por këtë moment të mirë nuk po e

shpalos edhe në ndeshjet e kampionati­t. Duke filluar me Kukësin alternativ­ë në sulm do të jetë edhe Mario Gjata, i cili arriti të ambientohe­t mirë me skuadrën rrogozhina­se, por u dëmtua në fillim të muajit shkurt duke humbur shansin të jetë protagonis­t me ngjyrat bardhëjesh­ile. Për Egnatia kanë mbetur edhe 8 takime për të kolauduar shanset për titullin kampion. Pengesa e dytë në këtë fazë të katërt është Kukësi, i cili ka ringjallur shpresat për të mbijetuar edhe pse vijon të pozicionoh­et në vendin e fundit. Në gjysmëfina­le të Kupës së Shqipërisë, rrogozhina­sit do t'i bëjnë llogaritë me Vllazninë një finale e parakohshm­e kjo për të mbrojtur trofeun që është kampion në fuqi. Në këtë fazë të kampionati­t çdo ndeshje për çdo ekip është si një finale ndaj rruga bëhet tejet e vështirë në misionin për të arritur objektivat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania