Panorama Sport (Albania)

Klop, sherr me gazetarin pas eliminimit: Ulërinte!

Reporteri danez iu kthye: Si ka mundësi që je kaq provokues?

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trajneri i Liverpulit ndihet i provokuar nga Frederikse­n

Gazetari danez në qendër të interv istës së Jyrgen Klopit pas ndeshjes me Mançester Junajtid, ka zbuluar se trajneri i Liverpulit i frikësoi kalimtarët duke ulëritur sapo transmetim­i u ndërpre. Gjermani u largua nga intervista e tij në “Viaplay” pasi Liverpuli u eliminua në çerekfinal­et e Kupës FA Cup pas një humbjeje dramatike 4- 3 kundër Mançester Junajtid. 56-vjeçari doli përpara mediave në përfundim ndeshjes, por një pyetje e gazetarit Nils Kristian Frederikse­n, nëse ata kishin luajtur shumë ndeshje dhe ngarkesa i kishte prekur lojtarët e tij, solli këtë reagim nga Klop: “Nuk dukesh padyshim në formë të mirë dhe unë nuk kam nerva për ty”. Por Frederikse­n, ka treguar se çfarë ka ndodhur saktësisht pas ndërprerje­s së intervistë­s. “Unë u befasova shumë nga kjo”, tha ai për gazetën daneze “Tipsbladet”. “Dhe njerëzit që qëndronin përreth ishin të frikësuar dhe ata pothuajse u bënë njësh me murit duke menduar: ‘ uau, çfarë dreqin ndodhi këtu?’ Ajo vazhdoi pas asaj që patë në TV. Ai vazhdoi në korridor, duke më bërtitur dhe më ulëritur mua. Edhe unë ju ktheva, sepse mendova se ishte një gjë e çuditshme. Unë isha shumë i befasuar, ndërsa disa njerëz dukeshin shumë të tronditur dhe pyetën: ‘A je mirë?’”. “Mail Sport” bëri një kërkesë për reagim në klubin e Liverpulit, por deri tani nuk kanë marrë një përgjigje. Emocionet ishin dukshëm të larta për Klopin, pasi humbja i prishi çdo mundësi që ai të plotësonte një “poker” trofesh në sezonin e tij të fundit në krye të Liverpulit. Pasi u pyet për rënien e intensitet­it të skuadrës së tij në kohën shtesë, Klop u zemërua dhe tha: “Kjo është pak një pyetje idiote. Nëse na shihni shpesh, mund të na pyesni edhe herët e tjera pse kemi kaq shumë energji. Nuk e di sa ndeshje kemi pasur kohët

e fundit dhe sa ka pasur Mançester Junajtid. Ky është sport. Jam vërtet i zhgënjyer për këtë pyetje, por ju e menduat se ajo është në rregull”. Por në pamjet me kamerat jashtë transmetim­i të shfaqura mëngjesin e së hënës me atë që ndodhi pas intervistë­s, Klop dëgjohet ta ketë vazhduar debatin me gazetarin, të cilit i tha se nuk dukej në formë përpara se të largohej, duke shtuar pasi nuk ishte më në transmetim: “Po më bëni një

pyetje të tillë? Çfarë nuk shkon me ju? Çfarë doje tani?” pyeti Klop pasi kaloi Frederikse­n. Duke qëndruar në këmbë, gazetari iu përgjigj: “Si është e mundur që jeni kaq provokues?”. Por Klop tashmë ishte larguar nga pozicioni i transmetim­it, duke e lënë në këmbë gazetarin, ndërsa kamera vazhdonte të regjistron­te. Ai gjithashtu dukej se kishte kapur mikrofonin përpara se të largohej. Megjithatë, reporteri, i cili e ka intervistu­ar

Klopin shumë herë më parë, këmbënguli se ishte thjesht një keqkuptim dhe jo një gënjeshtër e trashë siç e kishin interpretu­ar shumë. “Jo, kjo nuk është ajo që ai donte të thoshte fare”, shtoi Frederikse­n. “Së pari, unë nuk jam mbipeshë dhe nëse do të isha, ai nuk do ta thoshte kurrë këtë. Klop nuk është i tillë. Nuk ishte menduar fare kështu. Ai mendonte se isha i paaftë për të bërë pyetje. Nuk kishte asgjë nga ato gjërat e tjera”.

 ?? ??
 ?? ?? Klop gjatë përplasjes me gazetarin danez
Klop gjatë përplasjes me gazetarin danez

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania