Panorama Sport (Albania)

Pushimet e “qytetarëve”, Pep dërgon 16 lojtarë në kombëtare

-

Mançester Siti do të ketë 16 lojtarë në detyrë me kombëtaret këtë javë. Kajl Uoker, Xhon Stons dhe Fill Foden do të përballen në miqësoren kundër Brazilit të shtunën në “Uembli”. Treshja e Anglisë do të rikthehet në stadiumin kombëtar të martën kundër Belgjikës së Zheremi Dokusë. Mateo Kovaçiç dhe Joshko Gvardiol janë larguar me Kroacinë për Kupën ACUD 2024. Turneu miqësor i futbollit zhvillohet në Kajro, Egjipt, ku bashkohen katër ekipe kombëtare për meshkuj: Kroacia, Egjipti, Zelanda e Re dhe Tunizia. Erling Haland dhe Oskar Bob i janë bashkuar kombëtares norvegjeze për miqësoret në shtëpi me Çekinë dhe Sllovakinë. Ruben Diaz, Mateus Nunjesh dhe Bernardo Silva janë larguar me Portugalin­ë për ndeshjet me Suedinë të enjten dhe të martën do të luajnë kundër Sllovenisë. Spanja e Rodrigos do të përballet me Kolumbinë të premten në stadiumin Olimpik të Londrës, përpara se të presë Brazilin për një miqësore në orën 20:30 në “Bernabeu” të martën. Manuel Akanzhi është larguar me Zvicrën, ndërsa skuadra e Murat Jakin udhëton drejt Danimarkës për një ndeshje në “Parken” të shtunën. Holanda e Natan Akes pret Skocinë të shtunën në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdami­t, përpara se të udhëtojë për t’u përballur me Gjermaninë të martën në “Deutsche Bank Park” të Frankfurti­t. Julian Alvarez ndodhet në SHBA për disa ndeshje miqësore me Argjentinë­n, kundër Salvadorit të shtunën dhe Kosta Rikës të mërkurën. Ndërkohë, Riko Ljuis është me Anglinë U-21, teksa ata përballen me Azerbajxha­nin të premten në “Azersun Arena” të Bakut, për t’i pritur në shtëpi të martën, të dyja ndeshjet të vlefshme për kualifikue­set e Euro U-21.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania