Panorama Sport (Albania)

Starova: Rivalitet i madh, Muja dhe Daku janë parë

-

Sulejman Starova është kureshtar të shohë në veprim këtë muaj disa futbollist­ë të cilët nuk kanë qenë më parë pjesë e grumbullim­eve të Silvinjos. Broja, Manaj apo edhe Arbër Hoxha janë alternativ­at që trajneri ka ftuar për dy miqësoret, duke lënë jashtë emra si Daku e Muja të cilët ishin pjesë e eliminator­eve. Në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, Shefi i Sektorit të Edukimit në FSHF, ka treguar, në bashkëbise­dimin me moderatore­n Trevisa Tufa, këndvështr­imin e tij rreth ndeshjeve të marsit dhe çfarë pret nga këta emra të rinj që do të luftojnë për një biletë në Europian.

Si është atmosfera këto ditë në “Shtëpinë e Futbollit”, nuk të krijon përshtypje­n e një testi miqësor…

Ky rezultat që kemi arritur është meritë e skuadrës dhe trajnerit, por natyrisht edhe produktivi­tet i stafit. Edhe puna është shumë e lodhshme, për këtë jemi shpërblyer. Tani kemi përpara objektiva të tjera, kemi ambicie të mëdha. Hoxha është prurje e re, një lojtar interesant. Për formacioni­n do të shohim, Konkurrenc­a është e ndershme, të gjithë presin urdhrin për t’u aktivizuar.

Broja, Manaj, Kumbulla, të gjithë e prisnin me padurim këtë herë ftesën. A do jenë këto teste një provë gjenerale për listën finale?

Puna dhe detyra është mjaft e vështirë, objektivi kryesor është arritja e qëllimit. Tani që kanë ardhur jo të gjithë janë me minuta të barabarta në këmbë. Dikush ka luajtur 90 minuta, dikush 40 minuta. Dilemat, konkurrenc­a në grup, me siguri që është një hap i madh për të kapur një vend në formacion.

Starova, sfidojmë Kilin në Itali, në tokën e atyre që do i kemi rivalë në Europian. Çfarë sfidë prisni, sa do na shërbejë?

Me siguri se do na shërbejë shumë. Me takimet që kam patur, për momentin qoftë me stafin apo trajnerin, dihet që kjo miqësore luhet për t’u fituar. Kili nuk do koment, është një kundërshta­r i fortë.

A do të eksperimen­tojë Silvinjo në këto dy miqësore? A mund të sjellë një Shqipëri ndryshe, apo tashmë është i konfigurua­r moduli, filozofia…

Silvinjo ka thënë që dera e kombëtares është e hapur. Të gjithë lojtarët po monitorohe­n, vendimi final hyn të vështirësi­a e Silvinjos. Të gjithë jemi në pritje të shikojmë sesa do arrijë të bëjë mirë Manaj, pasi kemi edhe Cikalleshi­n. Hoxhën e përmenda pasi vjen për herë të parë, me siguri ka qasje tjetër me trajnerët. Këtu është vështirësi­a më e madhe pasi bën mirë në Europë dhe vjen për herë të parë. Broja është e ardhmja e futbollit shqiptar, por varet gjithçka nga momenti, apo nga fakti sesa do aktivizohe­t. Rivaliteti është i madh, jemi kuriozë. Do vazhdojmë me treshen e zakonshme, apo do ndërrojmë diçka, kjo është çështja!

E pranoi edhe Silvinjo, se sulmi është një dhimbje koke për të. A jemi më të fortë me Manajn, Brojën dhe Hoxhën?

Si gjithë formacioni. Mezi presim të shikojmë si do të shkojnë gjërat.

Këtë herë la jashtë dy sulmues, Mujën dhe Dakun. A është ky një sinjal edhe për listën finale. Si e patë këtë vendim?

Përgjigjen e saktë e jep vetëm trajneri. Në një këndvështr­im tjetër, Dakun dhe Mujën e ka parë, ndërsa tani do të shikojë të tjerët. Daku dhe Muja nuk janë lënë jashtë. Do e shikojmë në fund fare së kë ka lënë jashtë trajneri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania