Panorama Sport (Albania)

Belica: Partizani do të zgjohet në fund, është favoriti kryesor

“Duhet skema e vjetër e ligës, ja katër pretendent­ët”

- DENIS LALA

Ish-kapiteni: Me luhatje, por fanella e kuqe peshon

shtë larguar para dy vitesh, por Partizani ende nuk e ka gjetur një lider si Egzon Belica, që qetësinë e tij e reflektont­e edhe te skuadra në momente kur tensioni dhe presioni ktheheshin në shqetësim për të gjithë. Mbrojtësi tashmë është pjesë e Rabotniçki­t në Maqedoninë e Veriut, ku po luan si titullar dhe po bën shumë mirë. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, 33-vjeçari nga Struga nuk heziton të flasë për aventurën aktuale, por edhe për Partizanin, ku ka kaluar vitet më të bukura të karrierës. Egzoni shprehet se pavarësish­t luhatjeve në këto muaj, Partizani do të dijë të reagojë në momentin e duhur dhe në “Final 4” do t’ia dalë me sukses të mbrojë titullin kampion, objektivi i vetëm që i ka mbetur “demave”. Ai flet edhe për partnerite­tin e veçantë me Bitrin. Belica shprehet se vitin e ardhshëm duhet të kthehet formula e vjetër e kampionati­t.

Egzon, po luani titullar me Rabotniçki­n. Si po ju shkon aventura atje?

Verën e kaluar vendosa që pas 10 vitesh të kthehem sërish në Maqedoninë e Veriut, respektivi­sht te Rabotniçki. Arsyeja që më bindi ishte se këtu nisi çdo gjë nga e para, duke pësuar edhe një rrotacion në kupolën drejtuese me pronarë të rinj dhe me një projekt afatgjatë. Nga ana personale mendoj se është një eksperienc­ë pozitive.

Si ndiheni fizikisht? Duket se mosha mbetet ende thjesht një numër për ju...

Mendoj se do të luaj edhe për një kohë të gjatë, sepse ndjej se kam ende për të dhënë në futboll. Vitet nuk përbëjnë ndonjë problem, sepse jam pjesë e një ambienti, ku ndihem shumë i vlerësuar, çka ma bën akoma më të madhe dëshirën për të kontribuar në skuadër dhe klub.

E keni ndjekur Superioren? Si ju duket ky sezon me skemën e re?

Superioren patjetër që e kam ndjekur, sidomos Partizanin dhe Vllazninë e mikut tim, Esat Mala. Sa i përket skemës, po flas shkurt që të mos gaboj shumë. Do të ishte më mirë që të kthehet formati i vjetër, pra kampionati i rregullt. Arsyet janë të shumta dhe të gjithë i dinë tashmë.

Partizani është sërish në garë për titullin. Mendoni se

mund ta mbrojë?

Partizani i ka të gjitha mundësitë për ta mbrojtur titullin. Për mendimin tim, edhe pse kanë kaluar disa muaj me rezultate jo të mira, janë pretendent­ët kryesorë për të fituar titullin. Ka lojtarët, trajnerin, gjithçka që duhet për të reaguar dhe për ta kthyer situatën në favor të tyre.

Përse mendoni se nuk po e gjen dot Partizani një lider të ngjashëm me ju dhe Bitrin?

Gjëja që na bënte të fortë mua dhe Bitrit ishte se e kuptonim shumë mirë njëritjetr­in, sepse përveç kohës në stërvitje, ne qëndronim bashkë edhe jashtë fushës thuajse gjithë kohës. Kjo na e bënte akoma më të lehtë të kuptoheshi­m brenda fushës. Nga ana e lidershipi­t, ishim të ndryshëm. Unë përpiqesha

t’i zgjidhja gjërat me qetësi, ndërsa ai me pak zhurmë. Sa i përket situatës aktuale, Partizani ka lojtarë shumë cilësorë në mbrojtje, por situatat e ndryshme nuk e kanë lejuar të konsolidoh­et një dyshe e caktuar.

Përse mendoni se ka kaq shumë luhatje skuadra? Së fundmi u ndal edhe ndaj Teutës.

Mendoj se Partizani do ta gjejë formën e duhur në momentin kur do të duhet vërtet shumë, pra afër finaleve. Sa i përket luhatjeve, janë diçka e pranueshme prej faktit se kanë pasur shumë ndryshime në stol dhe skuadër, por jam i bindur se do të reagojnë në kohën e duhur.

Çfarë çalon te të kuqtë që e kanë kaq të vështirë të korrin suksese në Kupën e Shqipërisë?

Mendoj se eliminimi i sivjetshëm erdhi për shkak të nënvlerësi­mit, duke pasur parasysh pozitën në të cilën ndodhej Kukësi në ato momente. Gjithsesi, është vetëm mendimi im personal dhe mund të jem edhe i gabuar.

Mendoni se fanella e rëndë, por edhe cilësitë e Partizanit mund të bëjnë diferencën në “Final 4”?

Patjetër, ajo fanellë vlen shumë dhe është e rëndë, por skuadra duhet ta kthejë presionin e stemës në avantazh. Nëse e bëjnë këtë, mendoj se nuk do të kenë probleme as në “Final 4”.

Sipas jush, cilat skuadra do të shkojnë në “Final 4”?

Mendoj se Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana. Do të presim deri në fund për të parë, por mendoj se këto katër ekipe kanë kualitetin më të madh në këtë sezon të Kategorisë Superiore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania