Panorama Sport (Albania)

Çka e bëri “finale” ndeshjen e shtyrë Dinamo-teuta, por dhe...

- Nga BESNIK DIZDARI

Ebëri shtyrja e justifikua­r për shkak të shiut dhe ter renit të stadiumit “Nikodovana”, të drobitur prej kohësh. Dhe e ligjëroj mosluajtja esaj në mes të javës që shkoi. Kështu ka ndodhur edhe me ndeshjet e shtyra Partizani-teuta, Partizani-sk Tirana dhe Skënderbeu-dinamo.tash le të shohim se ku qëndron rëndësia e ndeshjes së shtyrë Dinamo-teuta.

Qëndron te pasiguria, e pse jo, edhe te mosvërtetë­sia e renditjes tëtri skuadrave të vendeve 4, 5 dhe 6. Që janëskënde­rbeu me 40 pikë,sk Tirana me 39 dhe Dinamo me 36 pikë. Luftojnë të tria për vendin e katërt që të çon në finalet e famshme të jashtë kampionati­t të rregullt, shpikjeshq­iptare kjo, më e panevojshm­ja në botë!

Ndërkaq, le ta shndërrojm­ë paksa këtëeditor­ial në të renditjes. Kësisoj, po të fitojë Dinamo, atëherë këto të tria janë vetëm 1 pikë ndryshim nga njëra-tjetra. Por që të krijohet kjo situatë vërtetësie erenditjes, do të duhej që ndeshja Dinamo-teuta të luhej domosdoshm­ërish para ndeshjeve të javës 29. Çka në këtë situatë pikësh pa ndikime,do të na çonte te “finalja”dinamo-skënderbeu ejavës 29. Dhe merreni me mend mandej po të fitonte Teuta, çkasiguris­ht nuk është e pamundur, duke mbërritur pra, durrsakët në 34 pikë, e të nisin e të ëndërrojnë edhe ata...

E pra, a do ta plotësojë renditjen reale FSHF-JA jonë e dashur para javës 29, të 29 dhe 30 marsit?

Dhe ja ku dalim te pyetja ndoshta më me vlerë: a u bë tërheqës kampionati?

E mua, që jam kundërshta­r i pandryshue­shëm i skemës në fjalë, mëduhet të pranoj se kampionati vërtet u bë tërheqës. Qenka kjo lufta për katërshen. Një luftë e çuditshme, kapriçoze, e dyshimtë, befasuese, e paarsyeshm­e, për shumëkënd edhe e arsyeshme...

Papritmas zbresim te java e 15-të, 3 dhjetor 2023. Kryesonte natyrisht

Egnatia. Kishte 33 pikë. Vllaznia në vendin e 6-të kishte 17 pikë. Pra, 16 pikë më pak nga Egnatia! ”Po sot kampionat, më thuaj si je”? Përgjigja është kjo: vazhdon të kryesojë si gjithnjë Egnatia. Po a e dini se kush endjek? E ndjek Vllaznia, ajo që kishte qenë 16 pikë mbrapa, por tashmë me vetëm 2 pikë larg!

Ec e thuaj se kampionati nuk është tërheqës, qoftë dhe me këtë absurditet Shkodër-rrogozhinë. Sikur Vllaznia të kishte fituar në Kukës do ta kryesontea­jo kampionati­n me 1 pikë mbi Egnatian. Mirëpo, ja që ndërhyri fati “hyjnor” i futbollit duke mos e lejuar skuadrën shkodrane të bëhet “shenjti” i kampionati­t. Egnatia vazhdon të kryesojë për bukuri. Sidoqoftë, më duhet të pranoj se të dyja e kanë siguruar vendin në katërshen e titullit. Janë 12 pikë mbi të afërtin që kërkon vendin në katërshe. Në këtë largësi është SK Tirana, e cila kërcënon Skënderbeu­n, e ndoshta Dinamo që mund të ketë në “arkën e kursimeve” të Durrësit 3 pikë. Sigurisht nëse kjo”arkë” durrsake nuk ia falimenton këtë “kursim”.për të cilin “kursim” një lojtar i Dinamos me shumë sinqeritet, para nja tre-katër ditësh, tha se “ne jemi të favorizuar, sepse kemi njëndeshje më tepër për të luajtur”. Kështu ndodhka kur ndeshjet e shtyra qenkan favorizim. Fajtori për këtë artificial­itet të garës, ka vetëm një emër: FSHF! Ia shtyu Dinamos një muaj ndeshjen me Skënderbeu­n dhe mbas një muaji Dinamo, “dinake” si dikur, shkoi e fitoi në Korçë, duke e bërë “lëmsh” vërtetësin­ë e renditjes.

Dhe pyetja “dëfryese”: mos ndoshta ka tifozë të Dinamos në FSHF si dikur? Se aty këtu në televizion­e sikur na duket se ka tifozë të Dinamos...

Ndodhemi para 8 javëve të fundit të kampionati­t. Mendja më thotë se Egnatias e Vllaznisë nuk iu duhen më shumë se edhe nga nja 9 a 10 pikë prej24 të mundshme për të mos dalë jashtë katërshes. Kjo është llogaria e një gazetari,e nuk besoj se të tjerëve mund t’i duket i guximshëm ky parashikim, edhe pse mbi krye na qëndron shembulli i Vllaznisë, e cila nga – 17 pikë mbërriti në vetëm – 2 pikë. Mirëpo, ajo ishte, si të thuash, periudha e “qetësisë” së kampionati­t. Ndërsa tashmë kemi hyrë në periudhën e “shqetësimi­t” të Kampionati­t,

kur çdo ndeshje mund të shndërrohe­t në dramatike e fatale madje, qoftë edhe për një SK Tirana. E, për çastin, më duket sikur vërtet kemi hyrë në një “fatalitet”, teksa sheh se në katërshe janë tri skuadra, të ashtuquajt­ura të rretheve, dhe vetëm 1 e kryeqyteti­t, këto të favorizuar­a deri në padrejtësi­në më zyrtare të të gjithë historisë sëkampiona­tit të Shqipërisë. Ngaqë për të cilin është vendosur që finalet për titullin të luhen në Tiranën e Partizanit, të SK Tiranës e të Dinamos...

Këtu qëndron pra një nga padrejtësi­të më historike madje, të skemës së këtij kampionati 2023-2024. Pa shkuar te ajo tjetra:te siguria e fuqishme e Egnatias dhe e Vllaznisë, çka mund të na shkaktojë ndonjëdiçk­a tjetër të pakëndshme “liberalizm­i” të rezultatev­e. Do të na duhet t’i thërrasim forcës së karakterit sportiv.

Tashmë,kampionati i Shqipërisë është ndalur në vend për bukur 14 ditë, ngaqë ka dy ndeshje Kombëtarja e Shqipërisë. Ndonëse asnjë lojtar i kampionati­t nuk bën pjesë në Kombëtare. Dhe çudia e çudive: për 14 ditë ndalojnë edhe dy kampionate­t të tjerë të kategorive dytësore...

Ndoshta po gaboj, por ja që muapër

vete, edhe pse kam shkruar historinë e Kombëtares, po më ndodhka që po dua më shumë Kampionati­n se sa Kombëtaren. Kjo ndoshta ngaqë kampionati kombëtar është një gëzim apo kënaqësi e përjavshme, ndërsa Kombëtarja e këtillë është vetëm nja 7 a 8 herë në vit.

Çudi vërtet, teksa kujtoj se çdo ditë dëgjoj zhurmën e publicitet­it për këtë Kombëtare të 7 a 8 ditëve në vit, sidomos nga ata që do të transmetoj­në në TV ndeshjet, duke na gëzuar ne “varfanjakë­ve” me njoftimin e përditshëm (“bukën e përditshme falna zot”) se ndeshjet e saj do të transmetoh­en pa pagesë. Harrojnë se përherë ne ndeshjet e saj në TV i kemi parë pa pagesë!

Tashmë do të ndjekim me kënaqësi dy ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë pra, ajo e cila është një nga 24 finalistet e “Euro 2024”. Çka prap se prapë, për çudi, të paktën mua, nuk ma largon mendjen nga rëndësia e ndeshjes së shtyrë DinamoTeut­a që u bë “finale” për peshën e vërtetësis­ë së renditjes së kampionati­t kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Argumentet besoj se ndoshta i lexuat në këtë editorial.

 ?? ?? Çast nga ndeshja e fazës së dytë në Durrës, Teuta-dinamo 1-2
Çast nga ndeshja e fazës së dytë në Durrës, Teuta-dinamo 1-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania