Panorama Sport (Albania)

Fatjon Andoni një mister te Dinamo, mungon në stërvitje

Blutë, sot test me U-19 në Arbanë për të ruajtur ritmin

- FATJON RUPI

Mesfushori nuk është bashkuar me ekipin pas derbit

Prej së mërkurës Dina mo ka nisur stërvitjen për ndeshjen e radhës me Skënderbeu­n, me synimin e qartë për të bërë kthesën. Blutë vijnë pas disa ndeshjesh të mira në nivel loje, por me vetëm 1 pikë të marrë, çka ka ndikuar në humbjen e terrenit në klasifikim. Disfata në derbi i ka vënë kryeqyteta­sit në pozita pune, klubi ka kërkuar që skuadra të reflektojë këto ditë dhe çfarë është me e rëndësishm­e, të kthehet te fitorja ndaj korçarëve më 30 mars. Zona e “Final 4” është ende e arritshme, pasi në lojë janë edhe 27 pikë për 18 herë kampionët e vendit. Nëse Dinamo arrin të fitojë tri ndeshjet e radhës me Skënderbeu­n, Teutën dhe Kukësin, futet bindshëm në garën e 4-she së parë.

MESFUSHORI – Gjatë këtyre ditëve ka munguar në stërvitje mesfushori Fatjon Andoni. Ai nuk luajti në derbin me Tiranën për shkak të një infeksioni në sy, por fakti që nuk ka dalë ende në stërvitje e bën situatën disi misterioze. Që nga ndeshja e fundit kanë kaluar 5 ditë të tjera dhe lojtari duhej ta kishte kaluar shqetësimi­n shëndetëso­r. Mbetet për t’u parë, nëse është vetëm çështja shëndetëso­re, apo ka ndonjë arsye tjetër që e mban Andonin larg skuadrës kryeqyteta­se. Dyshimet për ndonjë fërkim të mundshëm mes lojtarit dhe stafit teknik apo klubit mbeten. Pas derbit të fundit

vetë Andoni tregoi se nuk luajti për shkak të infeksioni­t në sy. Situata pritet të qartësohet në ditët në vijim. Andoni është një nga afrimet e rëndësishm­e të Dinamos së këtij sezoni. Falë eksperienc­ës së tij të gjatë në Greqi, ai shihej si një nga lojtarët që do të bënin liderin në skuadër. Futbollist­i 32-vjeçar ka munguar në disa ndeshje për shkak dëmtimi, ndërkohë ka shënuar 2 gola në këtë kampionat.

TESTI – Duke qenë se deri në ndeshjen me Skënderbeu­n janë edhe shumë ditë në dispozicio­n, stafi teknik i

bluve ka programuar për sot një ndeshje testuese brenda familjes. Trajneri Mehmeti do ta shohë grupin e futbollist­ëve përballë Dinamos U19, të drejtuar nga trajneri Bledi Kadiu. Ndeshja do të luhet në orën 11:00, në kompleksin stërvitor të bluve në Arbanë. Stafi do të shohë gjendjen fizike të gjithë futbollist­ëve që janë në dispozicio­n. Me grupin janë bashkuar që në ditën e parë të stërvitjes së kësaj jave Gudiabi dhe Bardhi, dy futbollist­ët që kanë pasur probleme fizike dhe munguan në ndeshjen e së dielës së kaluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania