Panorama Sport (Albania)

Erzeni me mungesa në Shkodër, Deliallisi beson

-

Ekipi i Erzenit përballet me Vllazninë sot, në orën 19:00, në një sfidë të vështirë në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshje e vlefshme kjo për javën e 29- t të kampionati­t. Shijakasit gjatë këtij sezoni janë përballur në total 5 herë me shkodranët, duke përfshirë këtu edhe takimet në Kupën e Shqipërisë. Erzeni ka dy barazime dhe një humbje në kampionat, ndërsa në Kupë ka regjistrua­r një fitore dhe një humbje. Erzeni aktualisht mban vendin e parafundit në tabelë, ndërsa Vllaznia është në vend të dytë dhe kuptohet do të jetë shumë e vështirë kjo transfertë. Për më tepër, humbjet e vazhdueshm­e kanë krijuar edhe ngarkesë psikologji­ke në radhët e shijakasve. Në këtë 90- minutësh, edhe një pikë do të ishte e vlefshme për Erzenin, duke pasur parasysh situatën që ka kaluar.

DELIALLISI - Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Alfred Deliallisi, i pyetur për gjendjen e Erzenit dhe ndeshjen me Vllazninë, u shpreh se ekipi do të luftojë me të gjitha forcat deri në fund të kampionati­t për të siguruar qëndrimin në Superiore. Ai do të ketë disa mungesa të rëndësishm­e për ndeshjen e sotme, ku veçohet ajo e mesfushori­t Kahrimanov­iç. “Pushimi i fundit nga ndërprerja e kampionati­t ka pasur një ndikim pozitiv në skuadër, në rikuperimi­n e energjive të lojtarëve. Kam punuar me ta në aspektin moral, por pa lënë pas përgatitje­n tekniko-taktike. Në futboll presioni është gjithmonë i pranishëm, por ne duhet të jemi të përqendrua­r në lojë dhe të japim maksimumin kundër Vllaznisë. Kemi disa mungesa kyçe, siç janë Kadriu, Kahrimanov­iç dhe Maliqi. Ata nuk do të jenë të disponuesh­ëm, por gjithsesi kam një skuadër të përgatitur, që do të japë gjithçka për t’i shpëtuar situatës së vështirë që po kalojmë. Kam besim se do të shkojmë në vendin që na takon, do të qëndrojmë në Superiore. Le ta kthejmë fatin në anën tonë”, duke nisur nga ndeshja me Vllazninë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi. ERALD DERVISHI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania