Panorama Sport (Albania)

SI DO TË JETË “FINAL 4”

-

Sipas rregullore­s së përcaktuar nga FSHF-JA, pas përfundimi­t të katër fazave kampionat, skuadrat e renditura në vendet 1, 2, 3 dhe 4 do të zhvillojnë ndeshje “play off”, sipas shortit më poshtë:

* Në vazon e parë do të jenë ekipet e renditura në vendet 1 dhe 2, ndërsa në vazon e dytë ekipet e renditura në vendet 3 dhe 4; Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin “Air Albania”. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikoh­et për në ndeshjen finale.

* Dy ekipet finaliste do të zhvillojnë ndeshje me një takim në stadiumin “Air Albania” për të përcaktuar ekipin kampion. Në rast se do të ketë barazim pas 90 minutave të lojës së rregullt do të ketë: Shtesë 2 x 15 minuta ose penallti. Për të përcaktuar emërtimin e ndeshjes finale “Final 4”, do të hidhet short i lirë.

* Dy ekipet e eliminuara do të zhvillojnë ndeshje me një takim në stadiumin “Air Albania” për të përcaktuar ekipin e vendit të tretë, i cili do të jetë pjesëmarrë­s në turin e parë të Conference League. Për të përcaktuar emërtimin e ndeshjes së vendit të 3-të të “Final 4”, do të hidhet short i lirë. Në rast se do të ketë barazim pas 90 minutave të lojës së rregullt, do të ketë shtesë 2 herë nga 15 minuta ose penallti.

SI PËRCAKTOHE­T PJESËMARRJ­A

E KLUBEVE NË GARAT E UEFA-S

Në rregullore­n e aktiviteti­t për sezonin 2023-2024, FSHF-JA ka përcaktuar edhe se si do të bëhet pjesëmarrj­a e klubeve në Kupat e Europës, ku gjithçka do të varet nga “Final 4”. Në bazë të nenit 17 të rregullore­s, vendoset kështu: “Pjesëmarrj­a e ekipeve në kompeticio­net e Champions League dhe të Conference League do të bëhet në bazë të ndeshjeve të ‘Final 4’. Ekipi fitues i ‘Final 4’ do të marrë pjesë në turin e parë të UEFA Champions League. Ekipi i renditur në vendin e dytë dhe të tretë do të marrin pjesë në turin e parë të UEFA Conference League. Ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e parë të UEFA Conference League. Në rast se ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë është gjithashtu i renditur në njërin prej tri vendeve të para të ‘Final 4’, vendin e tij do ta zërë ekipi i renditur më mirë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania