Panorama Sport (Albania)

Egnatia feston pas dy muajsh dhe rinis shkëputjen

Rrogozhina­sit +4 në krye, Kukësi ndal vrullin

- ISA HALILI

Goli

i mesfushori­t Arbin Zejnullai vendos ndeshjen

Egnatia është rikthyer pas 2 muajsh te fitor ja duke mundur në shtëpi Kukësin me rezultatin minimal 1 me 0. Rrogozhina­sit i janë falur një goli të shënuar nga Arbin Zejnullai në minutën e 6-ë të pjesës së parë për të hipotekuar 3 pikë të vlefshme sa i takon ruajtjes së kreut të klasifikim­it. Trajneri Edlir Tetova startoi me modulin 4-3-3, ku në sulm Spahiu dhe Ibrahimogl­u u vendos pas krahëve të Montenegro­s. Në krahun tjetër Bledar Devolli i besoi repartin ofensiv tredhëmbës­hit Salami, Beshiraj dhe Solodovnik­ov.

PJESA E PARË- Sfida nisi vrullshëm për vendësit të cilët u hodhën në sulm për të rrezikuar kuadratin e mbrojtur nga Tafas. Në minutën e dytë, Ndreca harkon nga e majta duke gjetur në zonë Fangajn, shkodrani fiton duelin ajror me Zenunajn e godet me kokë, por topi shkoi pak centimetra mbi traun e portës. Katër minuta më vonë Aleksi me një top të gjatë gjen mjaft mirë në të djathtë Fangajn, mbrojtësi në kufijtë e vijës fundore asiston për Zejnullain i cili godet me të djathtë duke e dërguar topin në rrjetë. Mesfushori tetovar ndihmohet edhe nga shtylla e majtë pingule, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Tafas. Më shumë qetësi vendësit të cilët dominojnë duke e spostuar lojën në gjysmëfush­ën e Kukësit. Në minutën e 21-ë është Spahiu që në hyrje të zonës provon të majtën e tij, por topi ndalet në traversë. Ky episod zgjon të besuarit e Devollit të cilët vendosin në provë Sherrin me protagonis­t Mustafa Salamin. 21-vjeçari provon të majtën e tij, por Sherri është i vendosur mirë duke e bërë të tijin topin. Egnatia kërkon terren në mesfushë duke provuar herë pas here nga krahët. Montenegro përfiton në të 41-n nga një vendosje jo e mirë në prapavijë dhe i vetëm përballë Tafasit godet trupin e portierit të Kukësit. Rrogozhina­sit, që nuk ndalin sulmet dhe në limitet e pjesës së parë, krijojnë panik në zonën e Kukësit me autor Montenegro­n, por sërish 23-vjeçari nuk shfrytëzoi pasimin e Fernandos, duke humbur një shans të artë. Me rezultatin 1 me 0 mbyllen 45 minutat e para të sfidës.

PJESA E DYTË- Fraksioni i dytë nisi me të njëjtët futbollist­ë. Në minutën e 53-të, Fernando hyn nga e majta e sulmit dhe kroson në zonë aty ku Spahiu godet fluturimth­i, por topi përplaset në trupin e Zenunajt, duke mos shkuar rrezikshëm

në portë. Vendësit nuk ndalin hovin dhe provojnë nga distanca me Ndrecën, por ndalet në dy kohë nga Tafas. Në krahun tjetër është Salami i cili sa herë prek topin bëhet i rrezikshëm për prapavijën e Egnatias. Sulmuesi i djathtë provon të majtën e tij, por Sherri është pozicional

duke neutralizu­ar rrezikun. Pas këtij momenti Tetova dhe Devolli kërkojnë të rifreskojn­ë skuadrat e tyre me zëvendësim­et respektive. Drame i sapo futur në lojë, falë shpejtësis­ë së tij, hyn drejt zonës e provon me të majtën, por tentativa e tij ndalet nga Zhongo duke shkuar në këndore. Në fund Kukësi krijon një mundësi të shkëlqyer me Fejzajn, i cili shkarkon të djathtën e tij nga 20 metra, por Sherri fluturon duke u mohuar një gol të sigurt verilindor­ëve. Ndonëse akordohen 6 minuta shtesë nuk ka ndryshim rezultati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania