Panorama Sport (Albania)

Ndalet Vllaznia, Erzeni e shtang Golit të Balajt iu përgjigj Blazeviç, në pjesën e dytë pati më shumë raste për shijakasit

- ADMIR URUÇI

Shkodranët zhgënjejnë në “Loro Boriçi”, duke rrezikuar edhe humbjen e ndeshjes

Vllaznia rikthehet me “frena dore” në kampionat dhe nuk arrin të shfrytëzoj­ë faktorin “fushë” për të marrë pikët maksimale. Nuk shkoi më shumë sesa barazimi 1- 1 ndeshja me Erzenin, që në letër konsideroh­ej e lehtë. Skuadra e trajnerit Qatip Osmani luajti një ndeshje të nivelit mesatar, ose poshtë tij, ndërsa Erzeni bëri rezistencë të fortë dhe në pjesën e dytë mund ta kishte ndëshkuar Vllazninë me rastet që pati. Pas golit të Balajt shkodranët menduan se e fituan ndeshjen, por u gabuan dhe e pësuan menjëherë. Janë 2 pikë të lëna në këtë 90- minutësh, ku Vllaznia nuk ishte ajo e javëve të mëparshme të kampionati­t, por disi e lodhur dhe e çoroditur.

PJESA E PARË – Erzeni i lë në fillim iniciativë­n e lojës Vllaznisë, që tenton me një manovër të ngadaltë ta godasë portën kundërshta­re. Balaj ndalet fillimisht nga portieri Hasanbelli, pas një pasimit të bukur të Hakajt në zonë. Ka pretendime nga miqtë për një karton të kuq për Malën si lojtar i fundit gjatë një dueli me Mihanën. Gjyqtari Ferataj vazhdon lojën. Në rastin e dytë për shënim kapiteni i Vllaznisë nuk gabon. Kros i Boshnjakut në zonë, ku dy mbrojtësit Sadiki dhe Atanda nuk e shqetësojn­ë aspak Balajn, që e me kokë e çon topin në rrjetë. Erzeni më pas fillon të bëjë diçka më shumë dhe në minutën e 39- të shtang shkodranët. Maliqi jep një pasim në zonë për Blazeviç, i cili lë në vend Stojanoviç me një lëvizje dhe mposht Qarrin me një gjuajtje të lehtë.

PJESA E DYTË – Kjo pjesë është më e mirë për shijakasit, të cilët bëhen mjaft të rrezikshëm me kundërsulm­et e tyre. Vllaznia vazhdon me të njëjtin ritëm loje dhe është e paqartë në momentin final. Shkodranët tentojnë me gjuajtjet nga distanca, ku më e rrezikshme është ajo e mbrojtësit Juriç, që gjen në pozicion portierin Hasanbelli. Erzeni në anën tjetër kërcënon vazhdimish­t Qarrin, duke e detyruar të bëjë pritje shpëtimtar­e pas gjuajtjeve të Mihanës dhe Kahrimanov­içit. Trajneri Qatip Osmani hedh në fushë Çobën për Grudën, në një ditë “jo”, më pas edhe Delajn, por loja mbetet po ajo. Ka edhe një pretendime për penallti, për prekje të topit me dorë nga Sadiki, por nuk

është kështu. Dealiallis­i bënë lëvizjet e tij nga stoli, duke fituar edhe pak kohë, çka nervozon më tepër lojtarët e Vllaznisë. Erzeni “shpenzon” edhe kartonët e verdhë në fundin e ndeshjes për të ruajtur rezultatin. As minutat e ndeshjes

nuk sjellin asnjë ndryshim rezultati. Vllaznia shpërdoron një mundësi të mirë për t’u kthyer te fitorja pas humbjes në Kukës, kurse Erzeni merr një pikë në një transfertë të vështirë, që në fund mund t’i shërbejë për mbijetesën në Superiore.

 ?? ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Shkodër
Çast nga ndeshja e djeshme në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania