Panorama Sport (Albania)

Mitaj vlen 10 milionë euro, Fulham heq dorë nga Broja

- KRISTI SEJATLLARI

Pas përfundimi­t të ndeshjeve miqësore të Shqipërisë, vijojnë lajmet për dy lojtarët e ekipit kombëtar, të cilët tërheqin jo pak vëmendje me talentin e tyre dhe performanc­ën në fushë. Fjala është për Mario Mitajn dhe Armando Brojën, një mbrojtësi të majtë dhe një sulmuesi.

MITAJ- Fati i Mario Mitajt është i lidhur ngushtë me Italinë. I pari ishte të shtunën, kur Shqipëria luajti me Kilin në Parma, ku Mitaj ishte i vëzhguari special nga drejtuesit e Juves. "Zonja e Vjetër" ka nisur të punojë për sezonin e ri dhe kërkon të ndryshojë faqe, duke ndjekur profile të rinj në merkato, sigurisht lojtar me kosto jo të lartë. Mitaj ishte në vëzhgim edhe gjatë miqësores kundër Suedisë, ku Shqipëria humbi 1- 0. Anësori kuqezi, duke iu referuar edhe fjalëve të Silvinjos ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, u përball me futbollist të kalibrit të lartë, lojtar si Kulusevski i cili i solli ekipit bardhezi 40 milionë euro. Jo vetëm Juve, "Tuttosport", shkruan se Mitaj është në sytë e shumë klubeve të tjerë, për më tepër që djaloshi do të marrë pjesë në "Euro 2024" ku e ka vendin të sigurt në formacion. Në Europian, Mitaj do të jetë në vitrinën e rëndësishm­e pasi Shqipëria do të luajë kundër ekipeve "big" si Italia, Spanja dhe Kroacia, për këtë është i qartë edhe Xhuntoli, i cili nuk dëshiron të humbasë kohë dhe ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Lokomotivë­s së Moskës. Gjithnjë sipas "Tuttosport", klubi rus e vlerëson me 8-10 milionë euro kartonin e Mitajt, një shifër e përballues­hme për "Zonjën e Vjetër" pasi anësori konsideroh­et si një lojtar me shumë potencial.

BROJA- Në fillim dukej si një bekim për Fulhamin që bënë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij dhe "luftuan" deri në minutat e fundit në merkaton e dimrit, por gjërat nuk shkruan si duhet. Armando Broja-fulham lindi si një dashuri me shikim të parë, por po kaq shpejt po përfundon. Sipas prestigjio­zes "The Telegraph" ka shumë pak gjasa që Broja të qëndrojë te Fulham edhe pas përfundimi­t të këtij sezoni. Dy klubet, Çelsi dhe Fulham arritën një marrëveshj­e në bazën e 4 milionë paund për huazimin e sulmuesit shqiptar, kjo në varësi të minutave që Broja do të aktivizohe­j, por shpërthimi i pa pritur i Munis ka bërë që minutat për "bomberin" kuqezi të ishin me pikatore. Në asnjë sfidë, Broja nuk ka zbritur në fushë si titullar, por është aktivizuar vetëm në 4 raste si zëvendësue­s. Qëndrimi më i gjatë në fushë ishte kundër Bërnlej, vetëm 16 minuta. Çelsi dhe Fulham, nuk kanë asnjë obligim shtesë në kontratën që firmosën. Nuk ka thuajse asnjë shans që Fulham të futet në garë për të blerë kartonin e tij në verë. Është e qartë që drejtuesit e Çelsit do të bëjnë gjithçka që Broja të shitet gjatë verës. E qartë është gjithashtu se Çelsi vështirë se arrin në 50 milionë paund, aq sa kërkuan gjatë janarit për kartonin e tij.

 ?? ?? Armando Broja
Armando Broja
 ?? ?? Mario Mitaj
Mario Mitaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania