Panorama Sport (Albania)

Nëntë javë nga fundi, La Liga “me laps” nga titulli te mbijetesa

-

Nëntë javë (ndeshje)! Kaq takime kanë mbetur deri në fund në La Liga dhe natyrisht sa më shumë afron fundi aq më shumë shtohet lufta e zakonshme për të ditur se kush do ta fitojë titullin, kush do të jetë në Champions, Europa League, Conference League dhe madje tri skuadrat që do të duhet të luajnë vitin e ardhshëm të zbresin në Segunda Division. Çdo pikë mund të jetë vendimtare dhe klasifikim­i është në “zjarr”. Reali i Madridit është skuadra që ka drejtimin dhe kryesimin, diçka që ka ndodhur pa ndërprerje që nga java e 22-të e ndeshjes kur lojtarët e Ançelotin mposhtën Gironën. Me tetë pikë më shumë se Barcelona, madrilenët shihet nga të gjitha parashikim­et si kampionët e ardhshëm. Barcelona, e cila po përmirëson dinamikën e saj është ngjitur e dyta dhe me shumë gjasa do të shoqërojë Relain në Champions në sezonin e ri. Girona ka marrë disa goditje në javët e fundit, por vazhdon të jetë favorite në zonën Champions. Vendi i katërt që do t’i jepte akses në Ligën e Kampionëve është aktualisht i zënë nga Bilbao, por me Atletikon e Madridit që lufton për t’u afruar më shumë me baskët. Lufta tjetër është ajo që po bëhet për të hyrë në vendin që aktualisht i jep akses në fazën kualifikue­se të Ligës së Konferencë­s dhe që tashmë është zënë nga Reali i Sociedadit. Por betejë ka edhe në fund të renditjes. Granada dhe Almeria duket se janë të dënuar të jenë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, ndërkohë që një grup skuadrash të përbëra nga Kadizi, Selta Vigo, Sevilja, Rajo Vajekano dhe Majorka mbeten aty në ujëra të turbullta dhe njëra prej tyre me shumë gjasa do të shoqërojë Granadën e Almerian në Segunda.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania