Panorama Sport (Albania)

Shehi: Barazim që vlen, na u bë e vështirë me 10 veta

“Fusha na krijon probleme, Mikuliç i duhet kohë”

-

Trajneri

i Partizanit: Vuajtëm, ndikoi lodhja

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, e sheh me doza optimizmi barazimin që mori skuadra e tij përballë Laçit, pasi vlerësoi reagimin e ekipit, që luajti me 10 veta që nga minuta e 17-të e ndeshjes. Trajneri përpiqet të mbrojë lojtarët edhe në momentin kur pyetet për paraqitjen e Mikuliç, i cili shkaktoi penalltinë.

BARAZIM ME 10 LOJTARË

“Nuk mund të them nëse është shumë apo pak, por sigurisht që ka vështirësi të luash për shumë minuta me një lojtar mangët dhe na kushtëzoi. Futëm në fund Kekon që të dilnim me dy sulmues, por na kushtëzoi ndërrimi i Hadrojit. Kërkonim që në fund të shfrytëzon­im kundërsulm­in, sepse kur luan para një kundërshta­ri që mendoj se ka cilësi, ka vështirësi dhe u mbyll 1-1. Laçi ka djem të rinj që luajnë mirë futboll”.

DALJA E SKUKËS

“Skuka nuk ka dëmtim, por ka tri ditë që vuan nga stomaku. Prandaj erdhi edhe ndërrimi, sepse shpesh edhe në stërvitje, kishte kriza në stomak dhe i duhej të ndërpriste seancat. Ndaj ndodhi edhe ndërrimi. Hadroj është konsumuar dhe i duhet pushim”.

NISJA E DOBËT

“Ne vuajtëm në fillim, sepse ishim vonë në presion dhe lojtari ynë para mbrojtjes konsumohej shumë që të mbyllte zonat. Mendonim që duke bërë presing lart i lejonim të dilnin në krah me pasime njësh- dysh. Nga e majta kërkonin vetëm top të dytë dhe thellësinë. Këtë e zgjidhëm mirë. Në ndërtim filluam të zbrisnim dy lojtarë që të kishim një më shumë në mesin e fushës. Pastaj, kur del lojtari aq shpejt dhe je në inferiorit­et, konsumohen shumë sulmuesi dhe mesfushorë­t dhe kjo ka kostot e veta”. PIKË E VLEFSHME

“Të dalësh barazim është shumë më mirë se të mundesh.

Futbolli ka episode dhe situata që nëse do t’i kishim zgjidhur më mirë, duke dalë më shpejt në kundërsulm, sidomos me Maget në rastin e kartonit për Ujkën, mund të arrinim më shumë. Por lodhja ndikon. Në disa fragmente rrezikuam me Hadrojn në krah, që kishte një goditje jo të mirë në zonë. Kjo është kosto në anën fizike, por pika është pozitive, sepse është më mirë të barazosh sesa të humbasësh”.

FIZIKISHT DOBËT?

“Dalja me një mangët dhe në minuat e mbetura të pjesës së parë ishim ne kontrollue­s të lojës. Në pjesën e dytë pastaj patjetër konsumohet skuadra. Dihet që kemi vështirësi në terrenin ku stërvitemi dhe vijmë në bar natyral një herë në javë dhe kjo mund të ketë kosto. Duke pasur parasysh që luajmë të dielën me Vllazninë, mendojmë që të përgatitim sa më mirë skuadrën”.

MIKULIÇ JO NË FORMË

“Mikuliç ka luajtur aq sa ne e kemi parë të arsyeshme. Patjetër ka nevojë edhe ai të përshtatet. Çdo lojtar bën gabime. Detyra ime është t’i inkurajoj lojtarët, të mos i hedh poshtë asnjëherë, edhe në momentin më të keq të tyre. Kthehet Sembene dhe mund të jemi më të plotë”, u shpreh Shehi për “MCN”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania