Panorama Sport (Albania)

Ndeshja si kurth, trajneri izolon ekipin në “Pinetina”

-

Simone Inzagi nuk i zë besë Empolit dhe ka bërë apel gjatë këtyre ditëve për skuadrën e tij. Pushimi prej kombëtarev­e, çështja "Açerbi-zhezus" dhe precedenti i vitit të kaluar në San Siro kundër të kaltërve e bëjnë të mendojnë se sfida kundër formacioni­t të Davide Nikolës mund të transformo­het në një kurth dhe ai kërkon që ta evitojë. Sepse me eliminimin nga Kupa e Italisë dhe Champions-it, objektivi i vetëm që ka mbetur është titulli kampion dhe atë kërkon ta mbyllë sa më shpejt për të shijuar festën. Juventusi është dorëzuar me kohë dhe Milani vazhdon të këmbëngulë, por për momentin ndodhet -11 pikë nga Interi. Trajneri ka kërkuar nga ekipi që të japë një sinjal të qartë dhe të zgjohet pas javës aspak pozitive përpara pushimit të kombëtarev­e. PRECEDENTI- Më 23 janarin e vitit 2023 Interi i Inzagit vinte i freskët nga fitorja e Superkupës në Arabi kundër Milanit dhe në kampionat luajtën kundër Empolit. Duhet të ishte një mbrëmje festeje, por në fakt rezultoi në një makth pasi këta të fundit fituan 0-1 me golin e Baldanzit. Interi në atë kohë rrëshqiti -13 pikë dhe u fokusua maksimalis­ht te Champions-i.

GRUMBULLIM­I - Trajneri Inzagi ka vendosur që ta grumbulloj­ë skuadran për këtë ndeshje për ta mbajtur të izoluar nga presioni i jashtëm dhe mbi të gjitha për të konsumuar më shumë kohë së bashku duke qenë se për 2 javë ishin të larguar në kombëtaret e tyre. Ai madje ka vendosur që të mos dalë në konferencë­n për shtyp, ashtu siç ka bërë shpesh gjatë kësaj periudhe për të mos u shpërqendr­uar nga çështje që gazetarët mund ta pyesin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania