Panorama Sport (Albania)

Ksavi: Duhet të kishim fituar më thellë, ne nuk dorëzohemi

Trajneri i Barcelonës, i vendosur për garën e titullit

-

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, e ka ndjekur nga tribuna takimin kundër Las Palmasit sepse ishte pezulluar me dy takime. Pas ndeshjes ai ka komentuar fitoren e ekipit të tij, duke saktësuar se rezultati i rri ngushtë Barçës. “Rezultati mendoj se na rri ngushtë. Ne kemi pasur mundësi shumë të qarta për të shënuar më shumë gola. Loja na shkoi mirë, veçanërish­t pasi Las Palmasi mbeti me një lojtar më pak. Ne kemi gjeneruar shumë mundësi prandaj mendoj se duhet të kishim shënuar më shumë gola. Gjithsesi, në tërësi ka qenë një fitore komode”, tha Ksavi pas takimit. Duke qëndruar në temën e ndeshjes dhe për garën e titullit, Ksavi e ka bërë të qartë se ai dhe Barcelona nuk do të dorëzohen deri sa matematika t’ia lejojë garën për titullin në La Liga. “Nuk më intereson se çfarë bën Reali i Madridit apo rivalët tanë të tjerë. Ne e kemi bërë të qartë se jemi me këmbë në tokë dhe e kuptojmë se Reali ka një avantazh të konsiderue­shëm. Por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund. Derisa matematika të na mbajë në lojë ne do të përpiqemi t’i bëjmë sa më shumë presion Madridit. Kemi gabuar shumë gjatë rrugës dhe kjo është ajo për të cilën më vjen keq. Sepse nuk e mendoj se do të kishim kaq diferencë me kreun. Gjithsesi ne duhet të bëjmë detyrat

tona, kjo është ajo ka më shumë rëndësi”, tha Ksavi. Trajneri i Barcelonës i është përgjigjur dhe ftesës së zëvendës presidenti­t Rafa Juste për të qëndruar në ekip përtej 30 qershorit. “Rafa Juste është një mik dhe e dua shumë. Por tani duhet të mendojmë për PSG-NË”, tha Ksavi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania