Panorama Sport (Albania)

Tuhel pranon disfatën në Klasike dhe i shtron “tapetin e kuq” Ksabit

Trajneri: Bundesliga na iku, Sane e meritoi zëvendësim­in

-

Kampionati gjerman kishte marrë nocionin e “pronës” së Bajern Mynih gjatë dekadës së fundit, aty ku dominimi i kundërshta­rit dhe troftë i kanë lënë vend përçarjes në grup, pasigurive dhe mungesës së titujve. Trajneri Tomas Tuhel është dorëzuar në të gjitha drejtimet për mbrojtjen e kampionati­t:

TITULLI - “Do të dëshiroja që shumë gjëra të ishin ndryshe, ama s’janë dhe ne duhet ta pranojmë se nuk kemi më asnjë shpresë në triumfin e Bundesligë­s. U futëm në fushë me mentalitet­in dhe besimin se do të siguronim 3 pikët e radhës, pavarësish­t se u përballëm në Klasike kundër Dortmundit. Mungesa e ritmit i bëri të lexueshme inkursione­t e ekipit. Ata filluan të merrnin gjithmonë e më shumë guxim në pjesën e dytë, teksa ku goli i dytë i mbylli llogaritë. Nuk më mbetet gjë tjetër përveçse ta përgëzoj Bajer Leverkusen për kampionati­n e tyre të parë. Kanë realizuar sezon fenomenal dhe ndodhen me të drejtë shumë pikë përpara”.

PAUZAT NDËRKOMBËT­ARE - “E kam evidentuar në disa raste se grumbullim­i i futbollist­ëve me përfaqësue­set respektive i mbingarkoi, ndërsa e kanë të vështirë ruajtjen e formës. Nëse marrim në konsiderat­ë tempin kundër Mainc dhe Darmshtad,

nuk ka asnjë qasje me Dortmundin. Ishim të përgjumur në fushë”, tha trajneri i klubit më të titullar në Gjermani.

IRRITIMI I SANESË - “E kuptueshme. Shpjegimi i referohet qëndrimit të Sanesë në lojë. Nëse ai do të kishte dhënë më shumë vrull dhe saktësi në fazën ofensive, nuk

do të kishte ndodhur ndryshimi i hershëm”, e mbylli Tomas Tuhel. Statistika­t i japin të drejtë trajneri bavarez, pasi Leroi ka shënuar golin e fundit në nivel klubesh kundër Darmshtad, më 28 tetor 2023. Kjo është periudha më e gjatë e “thatësirës” në kornizën individual­e të Sanesë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania