Panorama Sport (Albania)

Derbi dhe Europa, rriten shanset e Piolit për konfirmim

-

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, është një temë “e nxehtë” edhe në kohë Pashkësh. 22 dhjetorin e kaluar, me barazimin në fushën e Salernitan­ës, në fakt, 58-vjeçari dukej shumë pranë lamtumirës nga “Djalli” në fund të sezonit. Me kohën kanë ndryshuar shanset dhe ato që ai të vazhdojë të jetë kuqezinjtë si trajner në sezonin 20242025 janë në rritje.

EFEKTI – Po si e bëri? Pioli, në stuhi, mbajti një marrëdhëni­e solide me ekipin. Kjo është arsyeja e parë. Milani i kapërceu momentet e vështira me bashkim grupor: Pioli, mes pikave të forta dhe të dobëta, arriti ta bëjë skuadrën e tij të shprehej mirë. Si nga këndvështr­imi i lojës (edhe pse ca si shumë gola...), ashtu edhe nga pikëpamja e individëve. Kjo është e pamohueshm­e. Ruben Loftus-çik nuk ka luajtur kurrë në këtë nivel për Çelsin, as në sezonin e tij më të mirë. Jasin Adli e plotësoi veten. Rafael Leao, në ndeshjen e fundit të Milanit, në Firence, përsëriti se ndihet si burrë dhe jo më djalë. Ai kalim, i kërkuar prej vitesh, mbërriti gjithashtu falë punës së Piolit në kokën e portugezit. Sepse, siç dihet, ai i ka pasur gjithmonë mundësitë teknike dhe fizike.

ECURIA - Milani i Piolit ka fituar 6 ndeshjet e fundit, ka sulmin e dytë më të mirë në kampionat dhe është disa pikë përpara Romës (14) dhe Atalantës (15) prandaj duket se zona Champions është blinduar. Kuqezinjtë mund të përqendroh­en në Ligën e Europës. Me 65 pikë në 30 ndeshje (mesatarish­t 2.17 pikë për lojë), Milani, me Piolin, ka bërë më mirë (pak) në sezonin e titullit të fundit . Për më tepër, lojtarët e rinj kanë filluar të kuptojnë se çfarë është Seria A italiane dhe Pioli duhet t’i jepet merita që ka bërë zgjedhje të qarta. Loftusçik, por edhe Tijjani Reijnders apo Kristian Pulisiç u ambientuan menjëherë. Alternativ­at Okafor, Musah, Çukvueze dhe Joviç po japin dhe kanë dhënë gjithashtu sinjale pozitive.

LIGA E EUROPËS - Milani i tij ka dalë nga emergjenca e dëmtimeve, e cila komprometo­i garën e tyre për titullin, me Teo Hernandez në qendër të skenës, rikthimin e Mateo Gabia dhe punën e madhe të Piolit. Megjithatë, tashmë që konfirmimi i tij në pankinën e Milanit të bëhet realitet, tekniku duhet të kapërcejë pengesën e derbit të 22 prillit dhe para kësaj, dy ndeshjen në Europa League kundër Romës. Një Milan me një gjysmëfina­le të Ligës së Europës në xhep dhe, ndoshta, me trofeun në shtëpi dhe me një rezultat të mirë në derbi, sigurisht që do t’i jepte Piolit shanse të mëtejshme për të mbrojtur çështjen e tij me drejtuesit. Që, në unison dhe sipas deklaratav­e të fundit, nuk është se ka shfaqur gjithë këtë dëshirë për të ndryshuar udhëheqjen teknike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania