Panorama Sport (Albania)

Kotobelli: Teuta, gati për fitoren e radhës në “Air Albania”

-

Teuta është e karikuar për të vazhduar serinë e fitoreve sot në “Air Albania”, ku vetëm pak ditë më parë mundi Tiranën me rezultatin 1-2. Para ndeshjes me Dinamon, e shtyrë që nga java e 27-të për shkak të përmbytjes të fushës së stadiumit, ka folur për “Panorama Sport” kapiteni i skuadrës durrsake, Blerim Kotobelli, i cili ka theksuar se do të kërkohen 3 pikët e radhës. Mbrojtësi i majtë pohon se në këtë moment nuk duhet parë renditja dhe se ndeshjet duhen marrë me radhës, secila me vlerësim maksimal.

Kotobelli, a është gati Teuta për duelin kundër Dinamos?

Jemi gati besoj. Nuk ka ndeshje të lehta, pasi në Superiore çdo kundërshta­r është i rrezikshëm. Kemi nxjerrë mësime nga gabimet që bëmë me Tiranën, edhe pse fituam. Jemi gati për nesër (sot) dhe duhet të vazhdojmë të marrim tri pikët.

Një fitore e mundshme ju afron më shumë me zonën e 4-shes. Ju si e shihni këtë fakt?

E dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishm­e, sidomos pas fitoreve radhazi në këto javët e fundit. Kemi 4 fitore dhe 1 barazim, por rëndësi ka të vazhdojmë me këtë ritëm, që të shkojmë te suksesi në fund. Përgatitje­t kanë shkuar mirë këto ditë, kemi punuar me shumë kujdes si për lojën mbrojtëse, ashtu edhe atë sulmues. Për të shkuar te fitorja, duhen bërë gjërat e duhura në fushë, aty duket gjithçka.

Si ju, ashtu edhe Dinamo vjen në këtë ndeshje në një moment të mirë, pas një fitoreje. Sa ua vështirëso­n punën gjendja e kundërshta­rit?

Për të dy ekipet është një situatë pak e shumë e njëjtë. Por unë mund të flas për ekipin tim, jo për Dinamon. Te Teuta mbizotëron besimi dhe entuziazmi.

A mund të ngjitet kjo Teutë më shumë në renditje me këtë gjendje?

Në këtë moment nuk duhet të mendojmë për diferencën me ekipet e vendeve sipër nesh në renditje. Duhet të mendojmë të fitojmë ndeshjet tona, duke rritur paraqitjet tona javë pas jave.

Cili është objektivi tashmë që po i afrohemi fundit të sezonit?

Qëllimi primar është përmirësim­i dhe deri më tani ia kemi dalë me sukses. Duhet të përqendroh­emi për të marrë sa më shumë pikë, llogaritë do t’i bëjmë në fund. ZAMIR QYPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania