Panorama Sport (Albania)

Interi nuk u rinis sepse në fakt nuk u ndal kurrë...

-

Interi nuk u rinis, sepse kurrë nuk bëri asnjë ndalesë fatale. Maksimumi, nëse doni, barazimi kundër Napolit ishte thjesht një frenim i lehtë pas një vrulli të jashtëzako­nshëm dhe me ritëm të frikshëm. Por në çdo mënyrë, pas pushimit për kombëtaren, ku shpirtrat u trazuan më shumë për çështje ekstraspor­tive, rikthimi në fushë e pa Interin që të thellonte sërish diferencën në +14 pikë ndaj Milanit dhe +20 ndaj Juventusit. Pavarësish­t se në ndeshje "munguan" Lautaro dhe Turam, këtë herë menduan Dimarko me Sançezin dhe Bastoni (asisti i tretë radhazi në 3 ndeshjet e fundit). Forca e kolektivit le të themi. Nëse individi zhduket, grupi është ai që bën diferencën. Dy sulmuesve iu mungon goli, por pavarësish­t këtij momenti po provojnë të japin diçka për skuadrën përpara. Gjatë javës do të duhet të punojnë shumë për të rigjetur veten dhe ritmin. Por në këtë sfidë mungoi edhe Çalhanoglu. Ata që kanë udhëhequr skuadrën deri tani me performanc­a të jashtëzako­nshme. Turku nuk kishte oksigjen, por nuk stonoi falë performanc­ës së jashtëzako­nshme të Barelës dhe Mkitariani­t. Tani duhen 11 pikë zyrtarisht, nëse Milani i fiton të gjitha ndeshjet duke llogaritur edhe derbin. Por për këtë të fundit bëhet një tjetër diskutim (lexo lajmin kryesor). Pa zë sepse ka bërtitur shumë, por Inzagi riniset menjëherë me këmbën në gaz pas frenimit kundër Napolit. Ishte fitorja e 100-të me Interin nga 150 ndeshje në total. Një arritje interesant­e, që në fakt nuk do të kishte vlerë pa objektivin final që është i vetmi që vlen në këtë sezon. Titulli i 20-të në histori që përkthehet me yllin e dytë në fanellë. Është thjesht çështje kohe sepse skuadra po i bën të gjitha gjërat mirë dhe nuk po ndalet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania