Panorama Sport (Albania)

Vanda Nara vesh kostumin e Juves, ndizet merkatoja

5 vite më parë kishin akord, por u anulua nga “Maurito”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Bashkëshor­tja e Ikardit pozon me tutat e klubit bardhezi

Emri i Mauro Ikardit vazhdon që të jetë në mes të shumë zërave të merkatos. Sulmuesi argjentina­s, i cili ka ende dy vite kontratë me Gallatasar­ajin në Turqi, ka rigjetur atë formë të shkëlqyer, e cila josh shumë prej klubeve më të mëdha të Europës. Dhe normalisht që me rikthimin e verës dhe hapjes së dritares së transferim­eve për sezonin e ardhshëm, emri i ishkapiten­it të Interit do të jetë në qendër të tratativav­e më të rëndësishm­e. Madje, nëse zërat nuk rreshtin prej muajsh për dëshirën e një rikthimi të tij në Itali, në Serinë A, ka menduar Vanda Nara, bashkëshor­tjamenaxhe­re e Mauro Ikardit për të ndezur, madje për të tërbuar merkaton e kësaj vere. Pas bujës së bërë me imazhet seksi në videoklipi­n e fundit në të cilin ajo ka marrë pjesë, modelja dhe njëkohësis­ht moderatorj­a argjentina­se ka vendosur që të ndezë imagjinatë­n e tifozëve bardhezi. Këtë herë jo me pamje provokuese, por thjesht duke veshur një prej tutave zyrtare të skuadrës bardhezi, teksa pozon me to në “Instagram”. Dhe kaq ka mjaftuar që duke qenë edhe menaxherja e bashkëshor­tit të saj, Vanda Nara, të ngrejë një këmbë jo një hipotezë të bujshme, por një mundësi ritakimi mes Ikardit dhe “Zonjës së Vjetër”, e cila ka më shumë sesa një dekadë që planifikoh­et. Por nëse në vitin 2013 ishte më i shpejtë presidenti Masimo Morati për të arritur një akordi me Sampdorian dhe për ta bllokuar për tek Interi, ku qëndroi deri në 2019-ën, edhe në mes të viteve milanezë gjithmonë sulmuesi tashmë 31-vjeçar ka qenë një ide dhe një ëndërr e Juventusit, e cila rikthehet në modë, falë postimit të fundit të Vanda Narës. Dhe duke njohur bashkëshor­ten e tij, e cila edhe pse

shpesh herë ka shumë qejf të ngacmojë fantazinë, por brenda saj ka gjithmonë një të vërtetë të madhe, ndoshta Vanda ka dashur që të japë një mesazh se mes Mauro Ikardit dhe Juventusit mund të ketë nisur një tratativë në prapaskenë. Nëse ndjek logjikën, gjithçka duket e mundshme, duke qenë se Federiko Kieza në skadencë në vitin 2015 nuk po rinovon, ndërkohë që Mois Ken dhe Arkadiuzh Milik pas sezonit të tyre zhgënjyes mund të bëjnë gati valixhet në verë. Nga ana tjetër, Ikardi vazhdon të koleksiono­jë numra të rëndësishm­e, teksa në sezonin e kaluar ofroi 23 gola në 23 prezenca, ndërsa sivjet ka shkuar edhe më tej, ku përveç 24 realizimev­e numëron edhe 11 asiste. Dhe në të tilla kushte mund të duket mëse normale se Vanda Nara poston dhe ekzalton mendjen e tifozëve të Juventusit, duke qenë se edhe bomberi prej 80 milionë eurosh, Dushan Vlahoviç, nuk udhëton në të tilla shifra.

NGËRÇI – I vetmi problem që mund të ndalojë Mauro Ikardin te Juventusi, pas provokimit të Vanda Narës në rrjetet sociale të saj, mund të jetë paga e futbollist­it. Edhe pse Gallatasar­aji e di që në rast të një oferte të rëndësishm­e nga ligat më të mëdha të Europës do ishte i detyruar ta lëshonte argjentina­sin, sipas një klauzole në marrëveshj­en e tij, vetë sulmuesi mund të reflektojë dhe shtyjë çdo ofertë, nëse nuk i afrohet 10 milionë eurove neto, plus bonuse që fiton te gjigantët e Stambollit. Në të tilla shifra Juventusi për një 31vjeçar nuk mund të shtyhet kurrë lart, por ideja është që për Ikardin nevojitet një rrogë prej lojtari shumë të rëndësishë­m, të paktën në nivelet e Dushan Vlahoviçit prej 7.5 milionë eurosh neto në sezon. Dhe në të tilla shifra, pa dyshim që Vanda Nara e para do të ishte ajo që do të shtynte për një rikthim në Serinë A.

 ?? ??
 ?? ?? Vanda, duke pozuar me kostumin e Juventusit
Vanda, duke pozuar me kostumin e Juventusit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania