Panorama Sport (Albania)

Liverpuli rimerr kreun, rivendos distancën me ndjekësit

Zotërojnë 83% të kohës topin, por shënojnë 3 gola

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Skuadra e Klopit mposht 3-1 Shef. Junajtidin në “Anfield”

Liverpuli luftoi jo pak ndaj Shefilld Junaj tidit të vendit të fundit për t’u rikthyer në krye të Premier Ligës dhe mbajtur në kontroll garën për titullin kampion. Vendësve iu dhurua avantazhi në minutën e 17- të, kur Darvin Nunjez shfrytëzoi gafën e portierit Ivo Gërbiç në tentativën për të spastruar topin. Por pavarësish­t se zotëruan topin 84% të kohës në pjesën e parë dhe shpërdorua­n raste të shumta, skuadra e Klopit pësoi golin e barazimit në minutën e 58-të, kur goditja me kokë e Gustavo Hamerit u devijua në rrjetën e tij nga Konor Bredli. Megjithatë, kampioni i botës, Aleksis Mek Alister, i nominuar edhe për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit mars, prodhoi një goditje spektakola­re nga jashtë zone, e cila u ndal në trekëndësh kur kishin ngelur edhe 14 minuta lojë dhe ndeshja kishte nisur të komplikohe­j. Mesfushori argjentina­s për pak sa nuk shënoi një tjetër gol spektakola­r, por goditja e tij e dënimit u përplas në traversë. Por nuk kishte rëndësi për rezultatin, sepse zëvendësue­si Kodi Gakpo shënoi me kokë në minutën e fundit për ta vulosur suksesin e “reds”-ave. Ky rezultat e dërgon Liverpulin +2 pikë nga Arsenali dhe + 3 nga kampionët e Mançester Sitit, ndërsa luhen edhe 8 javë deri në fund. Por më e rëndësishm­ja, e mban fatin e Liverpulit në duart e veta. Ata e dinë se nëse mundin Junajtidin, Kristal Palasin, Fulhamin, Evertonin, Uest Hemin, Totenhemin, Aston Vilën dhe Uolvesin, sigurojnë titullin e dytë kampion në epokën e Premier Ligës dhe të 20in në histori.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania