Panorama Sport (Albania)

Partizani ngec te shtylla, Vllaznia e mban larg

Shkodranët tregohen “finokë”, tërhiqen dhe marrin 1 pikë

- DENIS LALA

Barazim pa gola në “Air Albania”, të kuqtë shpërdoroj­në

Partizani dhe Vl laznia janë ndalur në një barazim pa gola në “Air Albania” në supersfidë­n e javës së 30-të të Superiores. Më kërkues në të parën “demat”, që goditën shtyllën, teksa edhe Vllaznia pati shanset e saj. Pjesa e dytë ishte tërësisht “e fjetur”, me shkodranët, që u tërhoqën për të rrëmbyer pikën.

PJESA E PARË - Partizani e nis vrullshëm që në minutën e parë. Mba rrotullohe­t në zonë dhe lëshon një goditje, që gjen si përgjigje zgjatjen e portierit Qarri. Vendësit kërkojnë të dominojnë lojën dhe të sulmojnë më shumë dhe nga ana tjetër shkodranët duken herë pas here të rrezikshëm në kundërsulm. Në të 16- ën Atanskoski hedh një kros në shtyllën e dytë, del Qarri, por nuk e mbërrin dhe sfera devijohet nga Skuka, që nuk e dërgon dot drejt portës, i “gënjyer” nga lëvizja e portierit. Në të 17- ën Balaj shmanget mirë në zonë dhe tenton portën me një kthesë, që nuk gjen dot portën. Pas katër minutash Partizani flirton me golin. Taipi kroson në zonë dhe gjen mbrojtësin, i cili godet me kokë dhe topi “qeth” traversën para se të përfundojë jashtë. Në të 31-ën Rrapaj lë bukur një top për Muratajn në një pozicion rreth 14 metra nga porta. Mesfushori godet me një gjuajtje të harkuar, që tund shtyllën e majtë të Qarrit, me shumë fat në këtë moment. Pas shtatë minutash Alivoda shërbehet nga Gruda në zemër të zonës dhe përballë Qirkos ndalet nga portieri. Më pas anësori ngre flamurin, por pozicioni ishte i dyshimtë dhe do të duhej ndërhyrja e VAR-IT nëse shkonte në rrjetë. Në të 43-ën Balaj provon nga një pozicion i prirët në zonë dhe gjen përgjigjen e Qirkos. Ky qëllon të jetë shansi i fundit në këto 45 minuta.

PJESA E DYTË – Ky fraksion rezulton të jetë tërësisht ndryshe nga i pari, shumë më i qetë dhe me skuadra të turbullta në lojën e tyre. Loja rinis me Partizanin dominues, por më të paqartë në lojën në metrat e fundit të fushës. Më kalimin e minutave skuadrat duket sikur ndihen më të lodhura seç duhet. Deri në minutën e 67-të për t’u shënuar janë dy pritje elementare të portierëve përkatës. Shehi merr masa duke ndërruar dyshen e sulmit. Dalin Mba dhe Skuka për Kekon dhe

Bintsukën. Partizani zgjohet në të 74-t, kur Maget lëviz plot klas në hyrje të zonës dhe jep një pasim për Bintsukën, i cili përballë Qarrit nxjerr sferën jashtë. Në fund anësori ngre flamurin, por nëse do të shkonte në rrjetë, do të verifikohe­j në VAR. Në të 77-ën Vllaznia ka shansin më të artë. Çoba nga vetëm rreth 7 metra

larg kuadratit ndalet mrekullish­t nga Qirko. Në të 89-ën Balaj tenton me kokë pas një krosi nga këndi, por pa shënjestër. Në të parën shtesë është Bintsuka, që rrezikon portën me kokë, por sërish pa koordinimi­n e duhur. Mbyllja e Vllaznisë rezulton efikase dhe shkon në Shkodër me një pikë nga një transfertë “ferri”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania