Panorama Sport (Albania)

Fagu: Sot vlen vetëm fitorja, lojtarët do të japin gjithçka

- OLSI AVDIAJ

Erbim Fagu për momen tin është dorëzuar për titullin kampion. Këtë e pohoi një ditë para sfidës me korçarët në kampionat ku Tirana ka një transfertë të vështirë të hënën ndaj Skënderbeu­t, që duke parë renditjen, kthehet një "finale" për zonën "Final 4". Trajneri Erbim Fagu pohoi se bardheblut­ë shkojnë vetëm për tri pikët. Dy fitore, tre barazime dhe 2 humbje koleksiono­n Erbim Fagu me Tiranën në tri takime Kupe dhe katër në kampionat. Golavarazh­i është 13: 15. Për ndeshjen me Skënderbeu­n në kampionat rrezikojnë dy lojtarë të tjerë të mos jenë në sfidën me korçarët. Bëhet fjalë për Regi Lushkjen dhe Leon Kozin. Të dy janë me nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen me durrsakët, humbasin ndeshjen tjetër që e kanë me Kukësin. Pas Teutës, bardheblut­ë humbën në Kupën e Shqipërisë kundër Kukësit, në gjysmëfina­len e parë.

Si e shihni këtë transfertë me një rival direkt si Skënderbeu për zonën "Final 4"?

Skënderbeu në ndeshjet e fundit ka shfaqur lojëra të mira. Pozitat janë të tilla në klasifikim që na intereson vetëm trepikëshi, kështu që ne po përgatitem­i për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje.

Në Korçë, gjithmonë sipas mendimit tuaj, është ndeshja më e rëndësishm­e e sezonit?

Duke qenë se është fundi i sezonit, çdo ndeshje që luajmë është e rëndësishm­e, por duke parë klasifikim­in dhe pikët në lojë, patjetër që është ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne.

E mendonit këtë situatë që ndodhet tani ekipi, përpara se të merrnit drejtimin e skuadrës?

Nuk mendoj se çfarë do të ndodhë nesër apo pasnesër, mendoj gjithmonë momentin dhe të bëj maksimumin. Sigurisht, rezultatet nuk kanë qenë ato që kemi dashur, por e rëndësishm­e është që jemi akoma në lojë për të kapur objektivat.

Me këtë gjendje që është Tirana, sa i arritshëm është objektivi, titulli kampion?

Për momentin nuk mund të flasim për titullin, pasi fillimisht duhet të kapim "Final 4". Kemi lojtarë me eksperienc­ë dhe kualitete. Skuadra është ndërtuar që në fillim për të fituar titullin, por në momentin që po flasim, e rëndësishm­e është të kapim "Final 4", pastaj të shohim "play-off"-in.

Për sfidën kundër Skënderbeu­t, veç Metës keni mungesa të tjera në skuadër?

Përveç Metës, pjesa tjetër është e disponuesh­me.

Çfarë ju bezdis më shumë, forma e Skënderbeu­t apo gjendja juaj psikologji­ke?

E dyta mund të jetë problem, por kemi punuar këto ditë nga ana psikologji­ke me lojtarët, kështu që secili nga lojtarët do të japë maksimumin për të marrë fitoren.

Skënderbeu shiti Frenklin, duke e parë qetësisht është një plus, apo minus për ekipin?

Për skuadrat e kampionati­t tonë nuk është se një lojtar do të ndikojë në një ndeshje apo strukturën e ekipit, ne shkojmë me të njëjtin vlerësim ndaj Skënderbeu­t.

Mendoni se në paraqitjen e skuadrës në Korçë do të ndikojë lodhja në mesjavë në Kupë?

Tirana është mësuar të luajë çdo tri ditë, duhet ta shohim edhe se si do të marrë rrjedha e lojës. Nuk besoj se kjo do të ndikojë gjatë sfidës, futem me objektivin për tri pikët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania