Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja bën “vetëvrasje” Pukjanët i bëjnë gjëmën skuadrës së Smajlit, pas ndeshjes ka tension mes tifozëve

- PRENG GJIKOLAJ

Lezhjanët lënë 2 pikë me Tërbunin në shtëpi dhe rrezikojnë të hedhin në erë gjithë sezonin

Besëlidhja bën “vetëvrasje” në Lezhë, duke mos shkuar më shumë se barazimi në ndeshjen me Tërbunin, çka do të thotë se mund të parakalohe­t nga Valbona, kur të bëjë javën e pushimit. Ishte një ndeshje, ku lezhjanët thuajse do të siguronin ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe ky fakt ngjalli interes te tifozët, rreth 1500 të pranishëm në stadium.

NDESHJA – Loja nis vrullshëm, nën kontrollin e Besëlidhje­s. Me kalimin e minutave ajo lëshon disi dhe kësisoj rritet presioni nga pukjanët. Pas 7 minutash, Tërbuni kalon në avantazh me Kaçubelën, që studion daljen e portierit Kaçaj dhe e kalon topin mbi të. Besëlidhja reagon, por Danaj gjuan mbi tra, kurse gjuajtja e Bardullës grushtohet nga Shkoza. Lezhjanët barazojnë

GOLAT: Dibra 25', 90+5' (11-m.), Danaj 80'/ Kaçubela 7', Gjini 76', 90+3'

BESËLIDHJA: Kaçaj, Dibra, Gjikolaj, Vuka, Përgjoni, Elbasani, Bardulla, Bruka, Musaraj (Kaceli 56'), D.marku, Danaj.

(Në dispozicio­n: Gjoka, Hoxha, G.çepele, K.çepele, Tatej, Ruqi, Përlesi, N.marku). Trajner: D.smajli

TËRBUNI: Shkoza, Hoxha, Temja, Troshani (Bizi 78'), Kaçubela, Vecaj (Xhahysa 90'), Xhakaj, Gjini, Laceja (Tabaku 65'), Leka, Prendi. (Në dispozicio­n: Tafa, Becina, Peku, Çomo, Dine, Qerpiku, Nikaj). Trajner: S.bardhi

GJYQTARË: D.vrapi, O.loci, K.shehu (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Gjini 48', Laceja 49'

VËZHGUES: Flamur Mata (Tiranë)

DELEGAT: Krenar Alimehmeti (Tiranë)

në minutën e 25-të, kur pas një krosi të Danajt kapiteni Dibra e dërgon topin me kokë në rrjetë. Besëlidhja i afrohet golit me Gjikolajn, gjuajtja e të

cilit kalon ngjitur me shtyllën. Pjesa e parë mbyllet 1-1 dhe fraksioni i dytë nis sërish me Besëlidhje­n në sulm, por më pas loja e saj zbehet. Prendi për Tërbunin

ka një rast të mirë, por pengohet me topin përballë Kaçajt. Bruka që gjuan nga larg, por jashtë kuadratit. Në minutën e 76-të Tërbuni kalon sërish në avantazh me Gjinin, që pas krosit në zonë mposht Kaçajn. Lezhjanët barazojnë po në zhvillimet e një goditjeje këndi në minutën e 80-të, teksa Bruka kroson dhe Danaj gjuan saktë. Akordohen 5 minuta shtesë dhe në të parën Besëlidhja shpërdoron me Danajn dhe Përgjonin. Në minutën e 3-të shtesë Tërbuni realizon golin e tretë me Gjinin. Një minutë më pas Besëlidhja barazon me një penallti të fituar nga Danaj dhe të gjuajtur saktë nga Dibra. Nuk ka më kohë dhe mbyllet gjithçka 3-3, një rezultat që e penalizon Besëlidhje­n, duke ia vështirësu­ar mbajtjen e kreut. Pas ndeshjes pati tension mes tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit, ku të shumtë ishin edhe të ardhur nga Puka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania