Panorama Sport (Albania)

Flamurtari mund Tiranën, zbardhet “play off”-i

-

Me dy ndeshje të zhvilluara të shtunën, kampionati kombëtar i basketboll­it për femra ku mbyllur zyrtarisht sezonin e rregullt. Flamurtari e ka përfunduar në vend të parë, teksa ka mundur Tiranën në Vlorë me rezultatin 74-71 (20-16, 15-15, 12-14, 13-15, 14-11). Një takim shumë i bukur i vendosur me kohë shtesë në favor të bregdetare­ve, teksa 40 minutat e rregullta u mbyllën në barazim 60-60. Në pjesën e parë ishin vendëset ato që patën një epërsi të lehtë, ndërsa në gjysmën e dytë u paraqitën më mirë vajzat bardheblu. Flamurtari u tregua më i qartë në shtesë, duke marrë edhe suksesin e 20-të në 21 ndeshje të zhvilluara, për të mbrojtur kështu vendin e parë. Tea Memushi me 22 pikë dhe 7 kërcime si dhe Asia Henderson me 15 pikë e 19 kërcime spikatën në radhët e skuadrës vlonjate. Për Tiranën më të mirat ishin Gelis Gonzales me 22 pikë dhe 7 kërcime si dhe Aida Palko, e cila flirtoi me dopietën dyshifrore, duke regjistrua­r 17 pikë dhe 9 kërcime. Tashmë me vendin e parë në sezonin e rregullt, Flmaurtari do të përballet në gjysmëfina­let e “play off”-it me Vllazninë. Shkodranet e mbyllën kampionati­n në vend të katërt, ndërsa të shtunën fituan ndaj Elbasanit me rezultatin treshifror 102-38 (29-12, 24-4, 22-16, 27-6). Vajzat kuqeblu dominuan në të katërta priodat, ndërsa MVP u shpall Bernarda Rreshpja, e cila zhvilloi një ndeshje fantastike, duke regjistrua­r 47 pikë, 16 kërcime dhe 9 asistime. Për vendëset spikatën gjithashtu edhe Sindi Kryeziu me 20 pikë dhe Anisa Bokrina me 15. Në radhët e Elbasanit në kuotë dyshifrore pikësh mbërriti vetëm Xhemile Ahmetaj me 14. Gjysmëfina­lja tjetër “play off”, ashtu sikurse sezonin e kaluar do të jetë derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, sfidë që premton rivalitet të lartë në parket. E.SIKA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania