Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 7 - Në 40 minutat e para nuk i bëri pis aspak dorezat, por në pjesën tjetër të sfidë ishte ai që me një mrekulli arriti të mbrojë avantazhin bardhezi. Një pritje sa një gol!

GATI 7 - Nuk ka frikë që të lëshohet përpara në aventurat ofensive dhe pasi tronditi shtyllën arriti që të zhbllokojë ndeshjen. Shumë i kujdesshëm edhe në fazën mbrojtëse.

BREMER 6.5 - I anulon një gol Vlahoviçit, por ndërkohë merr pjesë në avantazhin e Gatit. Thuajse perfekt në markim, në prapavijë.

DANILO 6.5 - Për 74 minuta Gonzalez sheh ferrin me sy përballë braziliani­t, por në momentin e parë që e lëshoi, shtylla bekon mbrëmjen e kapitenit juventin.

KAMBIASO 6 - Nuk kishte një mbrëmje të vështirë, por kartoni i kushtëzon paraqitjen dhe Alegri e nxjerr menjëherë. Në të 75-ën Alkaraz (pa notë).

MEKENI 6.5 - Shkakton golin e parë dhe të tretë të anuluar për Juventusin, por ishte meritë e tij, nëse Juvja prodhoi aq shumë në pjesën e parë. I pazëvendës­ueshëm në këtë sezon.

LOKATELI 6 - Luan me rregull, si gjithmonë nuk mahnit, por bën punën e tij duke ulur shpesh edhe ritmet e lojës, q ë t ërb ojnë Fiorentinë­n.

RABIO 6 - U duk që në fillim se nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë, por të paktën ndihmon në shpërndarj­en e lojës dhe kur ka topin në këmbë, vështirë se ia rrëmbejnë.

KOSTIÇ 6.5 - Alegri beson ende shumë te ai dhe në pjesën e parë nis shumë aksione të rrezikshme, por në të dytën shuhet shumë shpejt. Në të 59-ën Iling (nota 6), i cili duket se ka atë energjinë e duhur për të sjellë golin që mund të mbyllë ndeshjen, por nuk ishte i saktë.

KIEZA 6 - Energjik dhe i vrullshën në fillim i ndeshjes, kuptohet që kërkon të lërë shenjën e tij përpara skuadrës që e rriti, por shfryhet me kalimin e minutave.

Në të 59-ën Jildiz (nota 5.5), i cili duket se nëse zbret nga stoli nuk arrin që të ndezë magjinë që ka brenda vetes.

VLAHOVIÇ 6 - 1 centimetër i mohon golin e parë si ish, të cilin e kërkonte shumë, duke parë edhe festimin e tij. Por teknologji­a nuk i lejoi krenarinë e radhës. Në të 86-ën Ken (pa notë).

TRAJNERI ALEGRI 6.5 - Figura e tij është vënë në shënjestër serioze, por pas një pjese të parë të dominuar, në të dytën ai dhe skuadra e tij tregojnë se dinë edhe të vuajnë, ndonëse të gjithë presin që këto vuajtje të mbarojnë sa më shpejt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania