Panorama Sport (Albania)

Titull, rinovim dhe afrime, Inzagi sheh nga e ardhmja

Trajneri po jeton momentin më të mirë në karrierë

-

Inzagi ka festuar ditëlindje­n e 48-të dhe e ka bërë në momentin më të bukur të momentit të tij. Torta që preu përpara të gjithë skuadrës dhe stafit ka qenë më e ëmbël se kurrë. E ëmbël si urimet e drejtuesve dhe skuadra, përpara se të stërvitej. Për dhuratat ka kohë... Në fakt lista e dhuratave është e gjatë që do të marrë në fundin e këtij sezoni, por fillimisht duhet që ai të zyrtarizoj­ë “dhuratën” për tifozët dhe për veten, titullin kampion numër 20 të historisë që do të thotë ylli i dytë në fanellën e skuadrës. Dhe pas këtij momenti do të jenë drejtuesit që do të hapin “thesin” e dhuratave. Si fillim do të vijë rinovimi i trajnerit deri në vitin 2027 me rrogë më të përmirësua­r sesa ajo aktualja që do të shkojë deri në 6,5 milionë euro në sezon. Inzagi do të ketë një tjetër projekt 3-vjeçar për të vazhduar të dominojë Italinë dhe të provojë sërish në Champions, ëndërr e ndërprerë në finale vjet dhe e mbetur përgjysmë këtë vit në fazën e 1/8-ave. Dhe për të arritur deri në fundin e kompeticio­neve, trajnerit i duhen lojtarë. Dy afrime janë bërë në merkato, Zielinski dhe Taremi, ndërsa dëshirat e mëdha janë në mbrojtje dhe sulm. Mario Hermoso dhe Albert Gudmunson janë emrat që qarkullojn­ë si afrimet e mundshme të Interit në merkaton e verës. I pari mund të vijë si lojtar pa kontratë, ndërsa vështirësi­të më të mëdha janë për sulmin. Sigurisht që klubi është i gatshëm të ndërtojë një ekip të fortë dhe me alternativ­a të shumta për trajnerin Inzagi pasi do të marrë pjesë në një Champions me formulë të re dhe në Botërorin e Klubeve, që po ashtu ka një tjetër format. Kështu që të gjithë po shohin nga e ardhmja, pa harruar të tashmen që është titulli kampion. Pas tij do të vijnë momentet e tjera të bukura për trajnerin Inzagi dhe për botën zikaltër.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania