Panorama Sport (Albania)

Barça ngre flamurin mbi kullën “Eifel”, Ksavi leksion Enrikes

Barcelona fiton me përmbysje dhe “zhduk” Mbapenë

-

Ndeshje spektakola­re në Paris, katalanasi­t thyejnë tersin

Barcelona ka hedhur një hap të rëndë sishëm drejt kualifikim­it për në gjysmëfina­let e Ligës së Kampioneve, duke mundur Paris Sg-në në transfertë me shifrat 2-3. Mbrëmja e djeshme ka dhuruar një tjetër ndeshje spektakola­re me përmbysje të njëpasnjës­hme. Një ndeshje shumë e veçantë për shumë arsye dhe për duelin e parë mes Luis Enrikes dhe Ksavit. Në “pjesën e parë” ka fituar nxënësi. Ksavi dhe Barcelona e tij kanë triumfuar, falë një paraqitje brilante, duke thyer kështu dhe një test që zgjaste prej tetë vitesh. Barcelona i ka dhënë fund thatësirës në transfertë në Champions që zgjaste prej 8 vitesh dhe tashmë ka gjithçka në dorën e saj për sa i përket kualifikim­it. Zotësia e madhe e Ksavit, veç fitores ishte fakti se ai “zhduku” nga ndeshja Kilië Mbapenë, që ka qenë hija e vetvetes.

DOMINIMI I BARÇËS – Ka qenë një pjesë e parë mjaft e mirë ajo e Barcelonës dhe përtej golit të Rafinjës, mund të kishte shkuar në pushim me një avantazh më të thellë. Vetëm fillimi ka qenë i mirë i PSG-SË që ka shtypur Barcelonën, por me kalimin e minutave, skuadra e Ksavit e udhëhequr nga Levandovsk­i dhe nga Rafinja kanë jo vetëm kanë balancuar ndeshjen, por kanë dominuar duke gjetur dhe golin me braziliani­n Rafinja. Skuadra e Ksavit ka dominuar dhe me pak kujdes mund të kishte shënuar dhe të dytin.

PËRMBYSJE PAS PËRMBYSJES – Reagimi i PSG-SË në pjesën e dytë ka qenë i fuqishëm, veçanërish­t në fillim, kur në harkun e tri minutave (48’ dhe 51’), kur ish-i Dembele ka barazuar shifrat për francezët dhe Vitinja ka përmbysur shifrat duke i dhënë epërsinë skuadrës së Enrikes. Vendësit kanë qenë dhe pafat teksa tri herë kanë goditur shtyllën. Ksavi nuk u beson syve që ekipi i tij që kishte nën kontroll, gjithçka e sheh veten në disavantaz­h. Ai bën lëvizje që i japin të drejtë. Pedri i futur në lojë jep një asist për Rafinjën që barazon shifrat. Përmbysja e Barcelonës realizohet nga një tjetër lojtar i ardhur nga stoli, Kristensen që shfrytëzon dhe gabimin e Donarumës. Barcelona merr kështu një fitore me shumë vlera në Paris dhe tani duhet të administro­jë gjithçka në fushën e saj të martën e ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania