Panorama Sport (Albania)

Pioli: Vetëm Milani e përmbys në Romë, ky arbitër na sjell ters

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ashtu si disa nga të be suarit e tij, edhe Ste fano Pioli mbajti përgjegjës­i për humbjen e djeshme. Në konferencë për shtyp trajneri u mundua të analizonte disfatën dhe të shpjegonte arsyet e një rrëzimi të tillë që në ambientin kuqezi askush nuk e priste.

Sa ju ka befasuar kjo Romë?

Nuk na befasoi, thjesht ndryshoi El Sharaui i cili bëri atë që bën zakonisht në të majtë. Në pjesën e parë nuk ishim aq të qartë, aq të kthjellët pa top, nuk ishim agresivë. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë nga pikëpamja cilësore.

Jeni të shqetësuar për mungesën e agresivite­tit?

Je agresiv kur distancat janë të duhura. Besoj se skuadra ishte shumë bujare, por jo me guximin dhe distancat e duhura që duhet të kishim.

Sa e madhe është malorja që e pret ekipin tuaj?

Është e pjerrët sepse niveli është rritur, por jam i bindur se skuadra mund të luajë në një nivel më të lartë dhe nëse luajmë në atë nivel kemi të gjitha mundësitë për ta përmbysur rezultatin e kësaj sfide të parë. Kështu i thashë skuadrës pas ndeshjes.

Sa ndikoi paraqitja e dobët e Leaos?

Pë r me ndimin t im, ai qëndroi shumë më pak në korsi dhe në disa raste ishte shumë brenda fushës çka favor izoi mb r ojtë sit e Romës. Duhet të përmirësoj­më qar kullimin d he cilësinë e pasimit të fundit. Nuk mund të pr esim që Leao të driblojë gjithmonë dy ose tre lojtarë. Kemi individual­itete të tjerë me cilësinë e nevojshme për të bërë më mirë në metrat e fundit.

Çfarë prisni nga skuadra në Romë?

Sigurisht që do ta rishikojmë ndeshjen dhe do ta përgatisim me saktësi, por nëse ka një skuadër që mund të realizojë përmbysjën në Romë jemi pikërsht ne.

Çfarë i thatë arbitrit?

Përgjegjës­ia e humbjes na takon ne, por edhe arbitri gaboi. Këndorja që solli golin e tyre erdhi nga një aksion i nisur me pozcion jashtë loje. Lojtari i Romës ishte dy metra përtej linjës tonë mbrojtëse dhe u çudita që askush unk e vuri re. Në prekjen me dorë të Abrahamit ai tentoi të godiste në kokë e nuk mund të them shumë. Sidoqoftë, është e disata herë që nuk kemi fat me këtë arbitër.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania