Panorama Sport (Albania)

Frenon Laporta, qeras ekipin me hamburger!

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Kush më shumë e kush më pak është mësuar me presidenti­n e Barcelonës, Joan Laporta të lëshohet tërësisht pas çdo triumfi të ekipit të tij. Që nga kërcimet e pakontroll­uara, përqafimet e papërmbajt­ura, festat e çmendura, premtimet për shpërblime të ndryshme... të gjitha këto janë përjetuar kur Laporta është "kurdisur" nga sukseset e ekipit të tij. Kështu prisnin të ndodhte dhe pas suksesit 2- 3 të Barçës në ndeshjen e vajtjes në çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve në Paris. Por të gjithë kanë mbetur të habitur, duke nisur nga lojtarët të parët, me reagimin e përmbajtur të presidenti­t të Barcelonës pas suksesit në Paris. Laporta dhe të gjithë te Barcelona e dinë se pavarësish­t suksesit në transfertë, nuk ka garanci për kualifikim­in për në gjysmëfina­le.

Optimizmi natyrisht është më i madh pas këtij suksesi, por të gjithë duken me këmbë në tokë. Duke futur këtu dhe Laportën, diçka jo fort e zakonshme. Siç raportojnë mediat spanjolle, Laporta ka përgëzuar ekipin, por pa e tepruar. "Çuditërish­t ishte i qetë dhe i përmbajtur", kanë bërë me dije për gazetën "AS" nga ekipi. Gjatë udhëtimit, ai nuk u dorëzua kur ishte fjala për të shfaqur gëzimin dhe kënaqësinë e tij për fitoren. Megjithatë, nuk pati fjalime apo aheng për skuadrën, as dolli dhe madje as ndonjë premtim për një

shpërblim nëse eliminonin PSG-NË. Por të paktën, presidenti i Barcelonës e ka bërë një gjest si për të mos u shkëputur fare nga natyra e tij. Ai ka vendosur të qerasë ekipin me një hamburger, përpara se të merrte avionin e linjës ParisBarce­lonë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania