Panorama Sport (Albania)

Egnatia super, trondit “demat” me Montenegro­n

Dopietë e sulmuesit, Skuka nuk i mjafton Partizanit

- ISA HALILI

Rrogozhina­sit u japin “leksion” kampionëve, blindojnë kreun

Egnatia i jep dy shu plaka Partizanit, që zgjohet vonë dhe sheh t’i ikë shansi i radhës për të arritur vendin e dytë. Ndeshje spektakola­re në Rrogozhinë. Miqtë qarkullojn­ë topin, por Egnatia është “e hidhur” në kundërsulm dhe Montenegro realizon dy herë në të parën. Në të dytën shënon Fernando, por Alla e anulon golin dhe ndeshja komplikohe­t. Hap ndeshjen Skuka në të 80-ën, por Egnatia me shumë sakrificë ruan avantazhin dhe blindon kreun.

PJESA E PARË – Partizani e nis me vrull dhe presing në metrat e para të zonës së Egnatias. Rrezikon në dy momente me Carën dhe Bintsukën, por rrogozhina­sit bllokojnë në kohë, pa rrezikuar kuadratin e Sherrit. Egnatia e ka të vështirë të qarkullojë dhe të avancojë drejt portës së Qirkos. Në minutën e 10-të Cara tregohet shumë i shpejtë dhe mësyn drejt portës së Sherrit, por tenton një finte përballë Aleksit në fund dhe rrëshqet në momentin kur do të tentonte portën. Kur dukej sikur Partizani po e vinte ndeshjen në rrjedhën e dëshiruar, Egnatia shënon në rastin e parë të krijuar në minutën e 14-të. Kros perfekt i Ndrecës në zonën e vogël dhe Montengro i jep të shtyrën e duhur për të tundur rrjetën e Qirkos për 1- 0. Pas dy minutash rrogozhina­sit i afrohen sërish golit, këtë herë me Ndrecën, që lëshon një “silurë” drejt Qirkos, i cili grushton me vështirësi dhe shpëton portën. Partizani qarkullon topin, por Egnatia shfaqet sërish në të 25-ën. Fernando jep një pasim vertikal për Zejnullain, i cili në pozicion të vështirë e kontrollon topin dhe tenton portën, por Qirko hapet dhe mbyll hapësirën. Në të 30ën Egnatia tregohet cinike dhe i jep goditjen e dytë Partizanit. Top i grushtuar nga Sherri në zonën e vendësve, topi mbërrin te Fernando, i cili ndërmerr një aksion individual fantastik, teksa mbërrin në zonën e kuqe dhe gjen Montengron. Sulmuesi nga Kosta Rika bën detyrën, duke shmangur një nga mbrojtësit dhe postuar topin në rrjetë, pavarësish­t përpjekjes së Qirkos. Pak çaste më pas tenton Ahmetaj nga distanca, pa gjetur dot portën. Në të 41-ën Egnatia lëshon hapësirë në mbrojtje, rrëmben topin Keko, i cili nga shumë pranë portës bllokohet nga Sherri.

PJESA E DYTË – Egnatia shfaqet e rrezikshme që në sekondat e para, me Montenegro­n, që godet rrezikshëm me të djathtën në cepin e zonës, por devijimi i Maget e çon topin në rrjetën e jashtme. Në të 59-ën Zejnullai gjuan nga një pozicion i prirët, që përfundon nën

kontrollin e Qirkos. Në të 67-ën Egnatia flirton me golin e tretë, por Buxhelaj bën heroin, që bllokon gjuajtjen e Fernandos në zemër të zonës. Më pas gjuan Ndreca, por topi shkon mbi traversë. Në të 70-ën, pas një aksioni të Fernandos dhe Montenegro­s, është braziliani, që

shfrytëzon në maksimum asistin e lojtarit nga Kosta Rika dhe tund rrjetën. Por pas tri minutash shqyrtim në VAR, Alla anulon golin. Në të 80-ën Zejnullai ka një mundësi shumë të mirë në qendër të zonës, por nuk ka forcën e duhur për të sulmuar portën. Në

aksionin në vijim Partizani hap ndeshjen me Skukën. Vertikaliz­im i Mba për dibranin, që me një diagonale të pamposhtur tund rrjetën e Qirkos. Në të 81ën është radha e Mba për të rrezikuar portën, por pa saktësinë e duhur. Pas pesë minutash provon Bintsuka me kokë, pa

gjetur katërkëndë­shin. Në të 89ën Rama i afrohet golit të tretë, por fluturimi i Qirkos i mohon golin. Në të katërtën shtesë Partizani i afrohet golit me Bintsukën, por Fangaj largon topin mbi vijën fatale. Minutat e fundit janë “thriller”, por në fund festojnë vendësit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania